Dani Alvesh, përveçse një futbollist profesionist, ka treguar se është edhe një njeri me zemër të madhe.
Mbrojtësi brazilian i Barcelonës ka dashur që t’i japë mëlçinë e vet për transplant ish-shokut të vet në ekip, Erik Abidal, i cili ishte diagnostifikuar me leuçemi.
Kjo është pohuar nga vetë mbrojtësi francez.
Kur unë duhej t’i nënshtrohesha operacionit, ai ofroi të më dhurojë mëlçinë e tij”, ka thënë Abidal, që nuk e ka pranuar ofertën e alvesh, pasi kjo do të thoshte se braziliani duhet të ndërpriste karrierën e vet si futbollist.
Në shenjë të miqësisë së tij të madhe me Abidal, e cila shkon përtej fushës, Alvesh këtë vit ka vendosur që të mbajë fanellën me numër 22, e cila deri sezonin e shkuar mbahej pikërisht nga Abidal.
Njeriu ka me shume nevoje per njerez te tille pasi bot na u mbsh me Asad e me Bsh