Sadiku mediave suedeze: Jam i Shqipërisë, nuk ndërroj mendje për dy ndeshje të humbura

16 Shtator 2013, 14:00Sport TEMA

Loret Sadiku e ka rikonfirmuar dëshirën për të qenë pjesë e skuadrës sonë përfaqësuese.

Pas dy humbjeve të fundit të kuqezinjve ndaj Sllovenisë dhe Islandës, shumë media suedeze janë rrekur ta intervistojnë duke u mundur ta thumbojnë, me shpresën se 22- vjeçari do të ndryshojë mendim lidhur me zgjedhjen e bërë.

Por, qendërmbrojtësi i Helsingorgut ka pohuar se jo vetëm që nuk ka ndërmend të ndryshojë mendim, por do të luftojë edhe për një vend titullari në ekipin tonë përfaqësues, pavarësisht se ai luan në të njëjtin pozicion sikundër Lorik Cana.

“Kam marrë një vendim dhe jam pajisur edhe me pasaportë shqiptare. Tani po pres edhe lejen e FIFA-s për të qenë në fushë me Shqipërinë. Unë e kam thënë që tri javë më parë se nuk kam ndërmend që të luaj për Suedinë. Ishte një vendim i vështirë, por i rëndësishëm dhe i mirëmenduar nga ana ime. Do të më duhet edhe leja e FIFA-s, pasi kam luajtur më parë për Shpresat e Suedisë për të qenë 100 për qind kuqezi”, ka thënë Sadiku.

Më tej ai ka treguar edhe emocionet e para teksa ka ndjekur dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë ndaj Sllovenisë dhe Islandës.

“I ndoqa të dyja takimet. Më erdhi keq për rezultatin dhe faktin që kemi dalë nga lufta për vendin e dytë në grup, megjithatë kjo nuk më bën që të ndryshoj aspak mendim për Shqipërinë. Mesfushor, apo mbrojtës? Unë i bëj të dyja dhe jam gati të stërvitem fort për të fituar një vend titullari te Shqipëria. Nëse i zë vendin kapitenit Cana?

Unë do bëj të pamundurën për të bërë sa më mirë dhe të fitoj besimin e trajnerit”, tha Sadiku.

7 komente në “Sadiku mediave suedeze: Jam i Shqipërisë, nuk ndërroj mendje për dy ndeshje të humbura”

  1. Vebby says:

    Respekt. Gjaku kurr nuk behet Uje!
    Ti i jep kombit tend ate cka ke, kombi jot te jep ty gjithcka!!!

  2. petriti says:

    Barravo je SHQIPTAR I VERTET NJIQIND KARAT HALLALL,SUKSESE NE KARRJEREN E FUTBOLLIT.

  3. Aleksander says:

    Keta jane SHqiptaret e vertete,keta lloj djemsh duam ne kombetare,pamvaresisht talentit e mundesive keta vene zemren ne ate qe bejne .Pergezime Sadiku dhe hallall qumeshti i kosovares .

  4. kodrasadikit says:

    Hallall te qofte qenke burre i vertete shqiptare dhe shqipe mali,urime dhe suksese ne qdo lemi te jetes.

  5. keta djem duhen perkrahur dhe duartrokitur edhe kur hunbasin .

  6. leonardi antwerpen says:

    Po mire o Loret
    Vetem mos harro se ne shenje respekti
    kan per te qujtur turk arap mongol koqevare…….

  7. jaho labi says:

    ju lumte Loret Sadiku
    Futbolli ka edhe humbje, por rendesi kane vlerat njerezore, pasi po nuk tradhtohen ato,por i bashkohen grupit Kuq e Zi edhe fitoret jane perseri afer.
    sa bukur tingellon luan me kombetarene jo kur thuhet eshte shqiptar qe luan me shtetin …………………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje