Mbrojtësi i Ajaksit: Do ta ha Mesin të gjallë

17 Shtator 2013, 19:29Sport TEMA

Mbrojtësi i Ajaksit, Stefano Densuil, thotë se do të jetë një kënaqësi për të që të përballet me katër herë futbollistin më të mirë në botë, Lionel Mesi.

Në vend se të ketë frikë nga sulmuesi argjentinas, 20-vjeçari thotë se përballja me Mesin do t’i shërbejë karrierës së tij.

“Një makth të luash ndaj Mesit? Mund të jetë vështirë, por si një mbrojtës i Ajaksit, duhet të përpiqesh t’i hash të gjallë të gjithë sulmuesit, qoftë emri i tij Mesi, apo jo.

Për mua kjo ndeshje do të jetë një sfidë e bukur dhe një moment i ri për të vlerësuar se ku po qëndroj si futbollist i ri. Ato që i mëson në ndeshjet e tilla, nuk i mëson as në 10 ndeshje të Eredivisies.

Personalisht, është gjë e bukur që do të luaj ndaj Mesit. Do të ishte një shtytje e madhe për karrierën time nëse arrij që ta ndal”, ka deklaruar holandezi për De Telegraaf.

2 komente në “Mbrojtësi i Ajaksit: Do ta ha Mesin të gjallë”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po, ti MESSIT do ti hash ate qe ai ben cdo mengjes .

  2. myzeqari says:

    Ore permbahu ti more se mos ha ndonje gje tjeter ti. Ja do te shohem cfare do te hash?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje