PSG, gati një superkontratë për Ibrën

17 Shtator 2013, 14:13Sport TEMA

Francezët e PSG pritet që t’i ofrojnë sulmuesit të tyre kryesor, Zllatan Ibrahimoviç, zgjatjen e kontratës edhe për dy vjet. Sipas mediave franceze, nga zgjatja e kontratës, suedezi do të përfitojë edhe një rritje të ndjeshme rroge. Kështu, ai do të përfitojë 15 milion euro në sezon.

Kontrata e Ibrës me PSG përfundon në vitin 2015, por duke parë rëndësinë e tij në ekip, drejtuesit e ekipit kryeqytetas kanë vendosur që të rinovojnë me të deri në vitin 2017.

Vetë suedezi është dakord për rinovimin, pasi në deklaratat e fundit për mediat, ka bërë me dije se nuk ka ndërmend që të largohet nga PSG.

1 komente në “PSG, gati një superkontratë për Ibrën”

  1. Argita_B says:

    Lajm i vjeter shume ky Tema, Ibra ka mbi 2-3 jave qe e ka zgjatur kontraten! I lexoni datat e lajmeve, jo per gje po ka me djhjetra miliona web site per tu informuar ne internet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje