United e City në “luftë” për Januzajn

17 Shtator 2013, 14:02Sport TEMA

David Moyes është në rrezik për të humbur talentin kosovar Adnan Januzaj, që është duke u kërkuar me ngulm nga Manchester City.

Daily Mail në një shkrim ekskluziv ka bërë të ditur se bisedimet mes United dhe Januzajt kanë ngecur dhe kjo situatë ka hedhur në sulm City-n, që është e gatshme të bëjë sulmin e parë për të.

Januzaj shfaqi edhe një herë talentin e tij pasi debutoi në fitoren e “Djajve të kuq” kundër Crystal Palace.

Por, karriera e tij në “Old Trafford” mund të përfundojë vetëm nëse Moyes nuk i ofron kushtet financiare që është duke kërkuar kosovari.

18 vjeçari në fund të këtij sezoni mbetet pa kontratë dhe deri më tani ka refuzuar një marrëveshje, pavarësisht se bisedimet kanë filluar në prill.

Alarmi për një largim të mundshëm u dha kur u zbulua se kosovari mund të huazohej tek Blackburni, që shprehu interesim për të.

Ai ndjen se tani ka arritur në fazën ku ai mund të luftojë për një vend në ekipin e parë të United, dhe këtë e tregoi edhe kundër Palacet. Ndërsa Daily Mail ka shkruar se pas kësaj ndeshje ka rënë në ujë edhe ideja për huazimin e tij.

City është duke u treguar i vëmendshëm me situatën e Januzajt dhe në rast të dështimit të bisedimeve me United, ata pa problem mund të bëjnë ofertë për kosovarin.

Por, kur është pyetur nëse beson se Januzaj do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, Moyes është përgjigjur shkurt, “Po”.

6 komente në “United e City në “luftë” për Januzajn”

  1. beni wolverhampton says:

    qfare te them apsulut AS per 22 minuta qe ishte ne fushe une pata fatin e mire qe te isha ne stadim, do te ishte nje nder i madh nese do luante per ne, por dje ne mbremje ne radio chanel 5 esht folur per januzajn rreth 15 minuta madje thoshte se si ka mundesi se ky lojtat do zgjedh shqiperin para belgjikes,por sonte do jem perseri ne teatrin e endrrave shpresor qe januzaj te aktivizohet perseri.

  2. Emigranti_Uk says:

    Ju gazetaret medioker ne Shqiperi me perralla merreni gjithmone si ne kete rast. Jonuzaj i perket Manchester United dhe mundesia e kalimit te tij te Manchester City eshte = zero.
    Do ishte kenaqsi nqs Ai do te luante per Shqiperine pavarsisht se lojtaret e kombetares sone jane nen mesataren e kerkuar.
    Jam i bindur se karrjerra e tij do te kete shkelqim nqs Jonuzaj zgjedh Belgjiken sepse aty ka shume talente

    1. Argita_B says:

      Mundesia qe ai te kaloi te M City egziston, dhe nuk mund te jete zero kur flitet per para.
      Para dy vjetesh ishte Paul Pogba qe iku njesoj nga Manchester United te Juvja ne te njetat kushte. Futbolli eshte biznes dhe çdo pale mbron interesat e saja.
      Januzaj eshte nje talent i ri, po eshte fillestar dhe ka shume gjera per te provuar, thuajse gjithçka perpara se te pretendoj te kete nje status si Star, aq me teper kur luan per nje nga ekipet me te mira ne bote si Manchester.

  3. Burimi,Salzburg says:

    Shpresoj qe ky lojtar te zgjesh kombtaren tone e jo te belgjikes.Emigranti.uk kur mendon ti qe Shqipria te ket talent kur lojtart si Adnani me shok vendosin per tjera shtete dhe jo per Shqiprin

  4. Emigranti_Uk says:

    Une respektoj cdo lojtar Shqiptare pavarsisht se me cfar shteti luan. Do deshiroja qe te gjithe te luanin per Shqiperine por federata jone Duka u ka kerkuar leke. Eshte turp per federaten te beje gjeste te tilla. Duka eshte mafjoze dhe per leke shete edhe familjen dhe jo kombetaren

  5. e verteta says:

    sikur te luanin te gjithe talentet shqiptar per shqiperin ne do te kishim dal ne semifinal of world cup

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje