Pep Guardiola ka lavdëruar lojtarët e tij, pasi Bajern Mynih fitoi 3-0 ndaj CSKA Moskës në përballjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.
Golat nga David Alaba, Mario Mandzukic dhe Arjen Roben i dhanë Bajernit tre pikë në “Allianz Arena” dhe trajneri spanjoll mendon se është ekipi, dhe jo ai, që meriton lëvdatat për paraqitjen impresive.
“Stili me të cilin ne luajmë është i Bajernit, jo i imi. Unë jam këtu për t’i mbështetur lojtarët e mi të ri dhe jam shumë krenar për ta.
Ndeshja e parë pasi keni fituar Ligën e Kampionëve nuk është kurrë e lehtë. Çdokush gjithmonë mendon se është e lehtë, por jo.
Por, unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen, veçanërisht në pjesën e parë, që ishte shumë e kënaqshme”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.
Ore me sillni Lym Demokratin ketu ose do vras veten ?
@ ERLA
Lym Demokrati nuk ta vari.
Vrit veten tani.
Jo vetem Bajernin por edhe ekipet e tjera te medha nuk i kom pa asnjehere te luajne me kete stil loje qe boni dje Bajerni. Cdo organizim sulmi qe bonte Bajerni e bonte me nje stil te ri dhe kjo eshte dora e trajnjerit te ri.
hajt er burre se stili i bayernit eshte ….thjesht pak me i modernizuar me tika taka . Nejse kto jan me te fortit .
Nese nuk eshte stili jot, atehere kot qe rri trajner tek ai ekip.
traineri i mire le hapesiredhe per lojtaret virtuoze qe ka Bajerni
Merre shtruar se CSKA-ja ishte. A e pe stilin e Realit psh….? Aty do te duket edhe stili juaj, kur te keni ndonje te hajrit perball.