Mediet angleze tallen me Hoze Murinjon: I mori vezët turinjve

19 Shtator 2013, 14:37Sport TEMA

Humbja e papritur e Çelsit ndaj Bazelit në fushën e vet, ka bërë që që mediat britanike të shpërthejnë në kritika dhe ironi ndaj trajnerit portugez, Hoze Murinjo.

“E qëlluan me vezë turinjve”, shkruajnë mediat britanike, duke iu referuar deklaratës së Murinjos para ndeshjes, sipas të cilët, lojtarët e tij janë si ata zogjtë e palindur në guackë dhe se ai do t’i nxirrte.

Sipas medieve britanike, Murinjo është poshtëruar përballë një ekipi modest si Bazeli, të cilin Çelsi duhet ta kishte mundur me një rezultat të thellë.

Por, nuk janë tërbuar vetëm mediat britanike, por edhe presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç. Në fund të ndeshje ai ka shkuar në dhomat e zhveshjes shumë i mërzitur, ndërkohë që nuk dihet se çfarë u ka thënë lojtarëve dhe trajnerit.

14 komente në “Mediet angleze tallen me Hoze Murinjon: I mori vezët turinjve”

  1. Arturi says:

    U tall me Benitez se fitoi thjesht Europa League! Ndersa veten e konsideron si mjeshter te Champions League. Kur peshtyn lart, do te bjere peshtyma mbi surrat!

  2. enea says:

    Ah sa mire qe ju be. Kush eshte zogu ne kete rast???? ?

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po mire kjo tregon se une qe kam qene ,jam dhe do te jem kritiku me i mire i tij ,sepse ai keshtu ka qene dhe do te jete ,prototipi i MASKARAIT !

    1. Argita_B says:

      Po Ferguson, trajneri qe arriti te rije 30 vjet ne krye te MU dhe fitoi çdo trofe duhet te quhet maskara pse u eliminua nga Basel para dy vjetesh!!
      Murinjo eshte refugjat si ty, po fiton nga 10 milion euro ne vit per punen qe ben, eshte shpallur te pakten nje here ne jeten e tij me i miri ne bote ne profesionin qe ushtron. Nese pyet sot 7 miliarde njerez qe jetojne ne bote kujt duan ti ngjajne, ty apo Murinjos po te le ta gjesh vet pergjigjen…

      1. AK says:

        Mou nuk eshte tipiku i trajnierit per te cilin njerzit shkulin floket… Ai eshte arrogant dhe shpesh ka mungese te theksuar edukate dhe per me teper eshte mendjemadh… Nuk eshte shembull per njerezimin. Sa per parate duhet ta dish qe ka shume njerez me te lumtur se ai edhe pa 10 milion euro ne vit… Parate nuk e bejne lumturine dhe njeriun fiksoje mire ne tru….

        1. Argita_B says:

          Floket i kane shkulur dhe per Enver Hoxhen, Caousheskun, Stalinin, Hitlerin…pasi thonin gje tjeter e benin gje tjeter. Kur me siper Totila vetshpallet si kritiku me i mire i Murinjos eshte ne kontradikte totale me “kritiken” e tij, Murinjo thote te njeten gje si Totila, jam trajneri me i mire, kurse Totila vetshpallet kritiku me i mire… gjeje ku eshte gabimi. !!

  4. The King says:

    Gabimi me i madh qe Celesi e nderroi Benitez.Po ti shikosh rezultate qe ai mori dhe e futi celesin ne Champions dhe ja beri dhurate ketij Karagjozit i cili po tallej qe une nuk luaj ne Europa Lige.Ai e gjeti ne Europa Lige dhe e mori dhe ate kupe dhe e ngjiti ne 4 me te mirat dhe dhuroi spektakel.Kurse ky vetem e vetem per te mos bere formacionin e benitez shpik lloj lloj marifetesh koti qe spo i japin rezultat..

  5. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    O ARGITA O NUMERORE e PESTE e TOPIT !
    Ne se vete nuk qenke i kenaqur si REFUGJATE ,mos kerko qe te mbrosh LEGENAT dhe MASKAREJTE qe ty te japin frymezim se me sa duket ti KUJTON KOHET e LUMTURA kur JETON ne MJERIM .
    Sa per mua don’t worry because I LIVE at the center of the WORLD .
    Edhe sikur te mos RRJEDHE ,te pakten ketu ku jam une PIKON dhe ti e di qe ketu PIKA eshte shume e madhe ,por une jam komod ketu ku jam ,por nuk eshte nevoja qe te shes PORDHE kur edhe pordhet jane me SHUMICE .
    MURINJO per fatin tend te keq koha qe kaloi dhe qe po kalon na tregoi se e drejta ishte me mua qysh heren e pare kur une kam shkruar per te qe ne NENTOR 2011,se MURINJO kudo ku ka shkuar eshte mbeshtetur vetem tek LOJTARET RRUGECER edhe WAGABONDE dhe ja ku perfundoi ,tek CHELSEA ,qe nuk eshte se nuk shquhet per lojtare RRUGECER edhe per WAGABONE ,por MURINJO HIQET sikur te jete TOP DOG por i mungon BISHTI qe me sa duket ja paske mare ti dhe e ke futur tek ai vendi nga mbrapa .
    Sa per FERGUSONIN e kam thene qe ai ishte i mire vetem per ne ISHULL por qe te dilte nga ISHULLI per ne FRANCE te pakten atij i DUHEJ jo GREEN CARD ,por PSAPORTE ,bile per ne ITALI gjithmone i eshte kerkuar SOGIORNO .
    MURINJO eshte AQ FYTYRE E NDYRE aq sa lojtare te tille qe ne kohen e tij tek REALI si PEPE ,KAENTRAO ,ARBELOA ,SKUTHI i FSHEHUR ALONSO ,RONALDAS ,ky MURINJO i perdori qe kur te ikte vete te linte pas TOKEN e DJEGUR .
    Po te veme re sot te gjthe keta LEGENA te MURINJOS tani me ardhjen e SERIOZIT ANCELOTI po rrine si MUTI ne SHI .
    Fatkeqesia ketu ne kete blog eshte se nga LIRIA MEDIATIKE ,komentojne dhe persona deficente si puna jote ,por ben mire qe komenton sepse keshtu del ai qe je ,ORIGJINALI .

    1. shqiptari says:

      Mjaft fole cudira. Ti je refugjat, dhe kjo nuk duhet te te kompleksoje, por mos na e shit refugjatllekun si gje te mire.
      Kur iket hapet syte.
      Sot fatkeqesisht jeni pa “atdhe”, jeni te huaj edhe atje edhe ne Shqiperi. Prandaj me shtruar.

    2. Argita_B says:

      Faktet jane kokeforta, aktualisht ne bote, nuk ka asnje trajner ne aktivitet qe ka fituar aq trofe ne nje kohe kaq te shkruter sa Murinjo, ne ekipe te ndryshme, ne kapionate te ndryshme, me lojtare qe kane integruar ekipet ne pjesen me te madhe te rasteve ne te njeten kohe me Murinjon apo nje vit me pare.
      I vetmi eshte Guardiola per tituj, po e ka bere kete vetem me nje ekip, te cilin e rekuperoi me lojtare qe kane qe 12 vjeç qe luajne se bashku.
      Sa vite kishte Porto pa fituar UEFA Ligen, Champions Ligue perpara se ta drejtonte Murinjo, sa vite kishte Chelsea qe nuk kishte fituar kampionatin Anglez, Sa vite kishte Inter qe nuk kishte fituar Champions Ligue, kush i dha fund dominimit te Barcelones ekipit ndofta me te madh te te gjitha koherave dhe e mposhti per titullin e kampionatit spanjoll, kush eshte ai trajner ne historine boterore qe ne 150 ndeshje rradhazi nuk u mund asnjehere ne fushen e tij per tete vite rrjesht?

      Ti merru me pikat qe rrjedhin, me behet qejfi qe jeton dhe te uroj te jetosh sa me mire.
      Te shtrova thjesht nje pyetje, nese do pyesesh boten mbare ne vend te kujt do te deshironin te ishin, te refugjatit Murinjo apo ne vendin tend, nuk mu pergjigje !! E thjeshte pyetja apo jo ? ?

  6. aLI says:

    KY TRAJNER ESHTE I PA RRITUR E PA KARAKTER.DHE TE MENDOSH SE SA SHUME FITON DESHPERON GJITHE ATA QE PUNOJNE NE BETON.

  7. realisti says:

    nuk kam cfar ti shtoj me komentit te totilles !

  8. shpatar says:

    Mos u nxitoni .Trainer ka qene se e tregojne rezultatet .Po pse po rrezikohet reputacjoni i tije .Eshte shume pordhac themi ne nga anet tona. Pordhet shkojne nje dy here me shume ua merr vete eren.

  9. Tim Albanos says:

    Argita_B: duket qe ke ne qejf kete Mourinjon, dhe je ne drejten tende. Sa per sukseset e tij, se pari numeroj dhe mblidh shumen e Lekeve qe harxhoj ai si ne Chaelse, si te Interi e sidomos te Reali ( 650 Milion Euro blerje per te fituar nje Kampionat spanjoll). E nderpreu serine e Barces atehere kur Guardiola skishte me motiv per dic te tille. Nje vit me vone Barca ja mori titullin me nje zavendes te zavendesit te trajnerit.

    Per mua, ky eshte nje trajner mesatar dhe nje specialist i shitjes se imazhit te vet permes medias. Kjo dth se ky e ka kuptuar se ska rendesi se kush je por cka thone mediat qe je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje