Berisha: Albanofobët, sulm racist mesjetar ndaj Ergys Kaçes

18 Shtator 2013, 19:20Sport TEMA
Berisha: Albanofobët, sulm racist mesjetar ndaj Ergys Kaçes

Ish- kryeministri Sali Berisha është përfshirë në debatin e ndezur së fundmi për sulmet dhe më pas dënimin e futbollistit shqiptar, Ergys Kaçe, që luan me PAOK-un e Selanikut në Greqi.

Kaçe kërkoi falje pasi postoi në FB një foto me bluzën e UÇK-së veshur.

Berisha tha se këto janë sulme mesjetare.

“Të dashur miq, prej disa javësh viktima e fundit e albanofobisë është bërë futbollisti i talentuar shqiptar që luan në ekipin e klubit PAOK të Selanikut dhe në kombëtaren tonë, 20 vjeçari Ergys Kaçe.

Shkak i stuhisë raciste mesjetare kundër yllit te futbollit është bërë postimi prej tij në Facebook i një fotoje personale, në të cilën ai ka dalë me një bluzë ku shkruhet UÇK. Këtë betejë e nisen nazistët grekë dhe dihet se racizmi është ideologjia e tyre. Por mjerisht, drejtues të klubit sportiv PAOK, nga trysnia e nazisteve apo albanofobia e tyre, duan të ndëshkojnë me një standard mesjetar futbollistin.

Në rast se vendimi i tyre është rezultat i trysnisë së nazistëve, kjo është një fatkeqësi jo vetëm për këtë klub me emër, por edhe për qytetin e hapur të Selanikut. Në rast se qëndrimi i tyre ka në bazë urrejtjen për UÇK-në, atëherë eksponentët e Agimit të Artë duhen konsideruar më të civilizuar pasi së paku janë të hapur. Një bluze e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë kërcënim për asnjeri. Shqipëria dhe Kosova janë të përcaktuara qartë për respektim të plotë të kufijve ekzistues, por për çdo shqiptar ajo përfaqëson djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë, që me sakrificën e tyre sublime iu rikthyen shqiptareve të pushtuar lirinë dhe dinjitetin e munguar dhe bënë edhe Ballkanin më të lirë, më të drejtë!” shkruan Berisha në FB./ep

19 komente në “Berisha: Albanofobët, sulm racist mesjetar ndaj Ergys Kaçes”

  1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Berisha qe donte t’ia falte nje pjese te detit Greqise na qenka bere patriot, ha ha. What the fuck Berish!

  2. DREJTESI says:

    Prape ti o gomar Sali!

    Po ik ore njeri,leri rehat shqiptaret. Ik andej nga serbia bej ndonje sherbim. Ne dime vete se si ti trajtojme ceshtjet tona. Ti,vetem te hedhesh benzine di.

  3. enea says:

    HAHAHAHAH, do Berisha te fitoje pike me patriotizem, ahahahahahahaa,

  4. BALI STAKA, Milano says:

    sa i mençem eshte ky salih ramë berrisha.
    ———-
    Gjynah qe e hoqen
    nga Kryeminister
    Koqen…!
    ———-
    edhe per sportin na flet,
    pa hyrë në stadiun
    ne jeten e vet…!!
    ——–

  5. sali berisha says:

    ore po ca t ebaj une tani ,,skam c ame ba ,,une meresha me ngjalen po edvini dhe met ama kane fut keq kalllamarin,,,,s emendoja keshtu ,,,,,bana gabim qe i nenevleftesov a,,,bana gabimin tjeter qe dhash doreheqjen ,,shshtyhet dita fare ,,luli po si lule mos me prek ka frik ,,,,shyqyr qe kam paloken se do ish acmend perpara sb,,,

  6. shqiptar i ndershëm says:

    Per te gjitha pergjegjesite e tij te meparshme,
    Sali Berisha duhet te dale padiskutim perpara Ligjit.

    Per sa i perket çeshtjes dhe artikullit te mesiperm,
    Une mendoj se duhet te jemi para se gjithash objektiv:
    Pra,nuk ka shume rendesi cili e ben nje deklarate te drejte,
    Me shume rendesi ka qe analiza dhe deklarata eshte e drejte.

  7. e says:

    Jo mor djale ti nuk ke bere asnje faj.
    Ty te ka thirrur gjaku yt.
    Me besim Shqiperia do te behet

    1. aldo says:

      Po per faljen qe kerkoje ne publikun Shqipetar dhe Greke nga FB per foton, mos e ka thirrur ndergjegjia, se nuk kame dyshim qe eshte djal i mire sic thoni. Italia donte ta blente 800.000E greqia e “varfer” 1.000.000E. Nuk them te doni Greqine sa e do Ergysi i shprehur ne FB, po te pakte mos shpifni se tregoni sa Haram dhe te Pabes jini.

  8. lavdosh says:

    Ne fakt ky hale (dmth Sali Berisha) duhet ta mbyll gojen se me veprat e tij ka treguar qe eshte krye albanofob: nuk ka gje me te mire per albanofobet se te emerosh nje grek ne krye te kishes shqiptare, te falesh detin, te shkaterosh vendin si me 1997, te shkaterrosh dhe vjedhesh gjithcka, te vrasesh te pafajshem dhe lista eshte e pafund.
    Ky duhet te pushoj dhe ndaloj komentet. Cdo gje qe thote eshte e pavlere.
    Me iriton sa here qe degjoj. Edhe ne opozite, po na i nxin jeten dhe nuk po na le rehat

  9. dan says:

    Sala ka mbetur pa pune. Tani lexon lajmet e shkruan ne Facebook. Por edhe ata qe shkruajn/merren me te si duken nuk kan cfare te shkruajne.

  10. AK says:

    SB E KE BERE SI BURRAT, PORKA NJE PROBLEM TI SJE BURRE POR ZVARRANIK.

  11. besi says:

    Nuk esht dashte te terhiqet ky quni ose mos ta bente fare.

  12. askushi says:

    Pse flet Berisha? Nuk e kuptoj fare. Ai eshte nxitesi kryesor i konflikteve ne Shqiperi dhe ne Ballkan. Ai bile kercenoi edhe gjermanet se do bente remuje ne ballkan po ta hiqnin nga pushteti, se jemi te shperndare ne 5 shtete. Mos ja ka dhen vete kete bluzen e UCK ketij 20 vjecari pa eksperience, per te plasur ndonje sher , sic beri me kishen e Permetit. Se kjo ishte e panevojshme se Kosava ka vite qe ka fituar pavarsine.

    1. leonardi antwerpen says:

      askushi
      Po dhe mund te jete ashtu siç thua ti
      Vete futbollisti ne fjale ka deklaruar
      Se po te dinte s çfare domethenje ka ombrella e UCK nuk do ta vishte kurre.Keshtu qe Berisha ha mut pa pike nevoje.
      Po ku gjene patriot atje?????
      Me shume gjen eskimez ne Sahare se sa patriot shqiptar.

  13. malo fusha says:

    Ah kur flet dhe ti o sali qeniper patriot nuk mbetet gje tjeter pa te then.Foleja e fundit e maskarenjeve eshte patriotizmi.

  14. misionari says:

    Prape me Sali Berishen. Mero, e paske semundje kete fosile te diktatures komuniste.

  15. alban4eva says:

    ehhh more S-halè “patrioti”…!!! sa shume i do shqiptaret ti. aq shume sa i ke vrare, vjedhur, djegur, grabitur, shitur, poshteruar, etj etj..!! je patriot safi o S-halè serbi, s’ke c’thua!! lum ne per ty qe te kemi o qen serb..!!

  16. Arben Kosova says:

    I nderuar Ergys, nëse nuk e keni ditur po ju njoftoj së UÇK-ja ka luftuar kundër një pushtuesi, regjimi kriminal, që ka shkaktuar krime dhe gjenocid kundër shqiptarëve. Bashkatdhetarët tuaj ranë në fushën e betejës me emblemën e UÇK-ës në ballë , që ti e ke venë në gjoks. Do të duhej të ndihesh krenar me të dhe me emblemën e UÇK-së. Deklarata e juaj se po ta dija nuk do ta vishja bluzën me mbishkrimin UÇK-së është fyese për terë shqiptarët. Andaj ju nuk e meritoni ti përfaqësoni ata në kombëtare.

    Kaçe nuk e meriton të luaj në kombëtare nuk ua bënë të qartë klubit, tifozëve dhe opinionit mbarë në Greqi se çdo kush që ka gjak shqiptari ndihet krenar me UÇK-në, Adem Jasharin, Skënderbeun dhe Ismail Qemalin.

    Nëse ti nuk ndihesh krenar me historinë e kombit tënd, nuk e meriton ta prezantosh atë . Ndërsa tani kur Ergys Kaçe ka dhënë deklarata justifikuese para komisionit te disiplinës në Greqi ka fyer kombin. Ata që nuk ndihen krenar me emblemën e UÇK-së , nuk mund te ndihen krenar as me fanellën e kombëtares.Sa per Salen skam koment,ka pjerdhur..

  17. KASAPI says:

    o bace dil ne pension sepse i ke shteruar te gjitha mundesite per tete vjet ule koken tende (pra tonen) para greqise per pak mbeshtetje pushteti tani na del te mbrosh nje bluze… vetem vitin e fundit si kryeminister nuk the gjysem fjale per skandalet e panumerta ndaj shqiptareve ne maqedoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje