Sulmuesi argjentinas i Napolit, Gonzalo Higuain, mendon se Seria A është më e vështirë se La Liga spanjolle.
“Serie A është më e vështirë se La Liga, kjo është e sigurt. Ne kemi një skuadër të shkëlqyer, një trajner të shkëlqyer dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.
Një sulmues gjithmonë pëlqen të ndjehet i rëndësishëm dhe të dijë se ai ka besimin e trajnerit”, ka thënë Higuain për Sky Sport Italia.
Napoli arriti që të mposhte mbrëmë nënkampionët e Europës, Borusia Dortmund dhe Higuain pohon se kjo fitore ka qenë shumë e rëndësishme.
Argjentinasi shënoi golin e parë të takimit, duke treguar se është kthyer menjëherë në një lojtar të rëndësishëm për Napolin, ekip që shpenzoi një shifër të konsiderueshme për ta blerë nga Reali, plot 37 milion euro.