Grasshoperi mund të humbasë së shpejti njërin nga lojtarët kryesor të përbërjes së parë. Fjala është për mesfushorin shtatshkurtër, Amir Abrashi i cili së fundmi është veshur kuq e zi, dhe ka luajtur në ndeshjet eliminatore të Kombëtares së Shqipërisë.
Siç raporton “infoticker”, destinacioni i afërt i Abrashit mund të jetë Bundesliga gjermane. Gjithnjë sipas këtij burimi, thuhet se skuadra gjermane, Bayer Leverkusen po e vezhgon prej kohësh dhe po përgaditë ofertën për të, pasi ju duhet një mesfushor me tiparet që ka Abrashi.
Gjiganti Leverkuzen kerkon mesfushorin I cili per ironi nuk ka vend startues ne Kombetare.