"Dramë" tek Kombëtarja, Dallku tërhiqet në fund të eliminatoreve

20 Shtator 2013, 14:50Sport TEMA

Dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin ‘Brazili 2014’, ato ndaj Zvicrës e Qipros, mund të jenë të fundit të Armend Dallkut me Kombëtaren e Shqipërisë.

“Pasi të përfundojë ky cikël garues, të gjithë do të ulemi për ta analizuar ecurinë e skuadrës sonë. Po ashtu, unë do të flas me bashkëlojtarët e mi, me trajnerin tim, me krerët e Federatës, prej të cilëve dua të mësoj se a u nevojitet akoma kontributi im apo jo. Pas kësaj do ta marr një vendim përfundimtar, mbase edhe të qëlluar. Unë konsideroj se nuk ia vlen të udhëtoj nga Ukraina për të zhvilluar pesë apo dhjetë minuta lojë. Realisht kjo i bie një keqtrajtim për mua, prandaj do të isha i gatshëm që të tërhiqesha, sepse tashmë jam 30 vjeçar, dhe t’i lija hapësirë ndonjë lojtari të ri e me perspektivë”, pohoi Dallku.

Megjithatë, ai thotë se e ardhmja e tij do të dihet saktësisht pas eliminatoreve.

“Nëse bashkëlojtarët e mi, Lorik Cana, Etrit Berisha e gjithë të tjerët kanë nevojë për prezencën time afër tyre, e po ashtu nëse këtë nevojë ka Kombëtarja, trajneri, tifozët, megjithatë unë do të vazhdoj. Por, po e përsëris, kjo do të dihet pas eliminatoreve”, theksoi 30 vjeçari, i cili si zgjidhje të mirë sheh përqendrimin te Vorskla Poltava, në të cilën skuadër ka vendosur të qëndrojë deri në fund të karrierës.

“Ky është viti i nëntë i imi te Vorskla. Kam kaluar jashtëzakonisht mirë këtu. Jam i lumtur edhe sot, prandaj dua ta ndihmoi sa më shumë këtë ekip, ku dua të qëndroj deri në fund të karrierës”, u shpreh Dallku.

“Këto dy humbje janë të dhimbshme, por unë jam i kënaqur me paraqitjet tona të deritanishme. Kemi shënuar shumë fitore, kemi luajtur shumë mirë, duke realizuar edhe shumë gola, por fatkeqësisht edhe kemi pranuar gola, por kjo është pjesë e futbollit. Megjithatë, paraqitjet e deritanishme të skuadrës sonë kanë qenë të mira si asnjëherë më parë. Skuadra është rritur. Unë shpresoj të përfundojmë në vendin e tretë, sepse në eliminatoret e ardhshme do të kishim në grup kundërshtar jo shumë të fortë, dhe do ta kishim më të lehtë ta arrinim kualifikimin. Ndaj, duhet ta japim maksimumin në dy ndeshjet e mbetura që të mbledhim sa më shumë pikë për të përfunduar në vendin e tretë”, u shpreh Dallku.

14 komente në ““Dramë” tek Kombëtarja, Dallku tërhiqet në fund të eliminatoreve”

  1. Al ban says:

    Sa keq! Do i mungojne kombetares gafat e tij!

    1. Kulmaku says:

      mosss,,,,cfare lajmi i rend,,,nuk e di a do me zeje gjumi sot,,,,po prej ketij fare mbrojtesi kombetarja ka henger me shume se 70 % te golave,i ndihmuar edhe nga qendermbrojtesi tjeter hu gardhi Lorik Cana,prej te cilit presim gjithashtu largimin nga Kombetarja sa me shpejt te jete e mundur.

      1. raimondi says:

        Po humbjet tona nuk vinin per shkak te Dalkut , biles ne mbrojtje me i dobeti eshte Loriku –Gjithe golat jane shenuar ne sektorin e tij

        Megjtihate humbjet tona kane ardhur si pasoje e lojes pa mendim qe organizonte De Biazi

        Dalku nuk loste keq ne pergjithesi, dhe ai i duhet akoma kombetares

        Porse fatkeqsia ne ate kombetare eshte Trajneri De Biazi qe nuk e ka haberin fare nga futbolli –Eshte pyke ne diell

        1. gert says:

          Fajin nuk e ka trajneri, po shqiptaret qe nuk dine te mbrohen. Pa mbrojtje te stervitur mire, nuk mbrohet as barazimi, e jo me fitorja.

  2. brace zionisti says:

    Sa mire,
    Ma ka ndegjuar zoti duan sot.
    Ky ishte zullumi i kombetares.

  3. agim says:

    Drame???? Ajo do te jete dite feste ………. me ne fund nuk do i fillojme ndeshjet 0-1.

  4. Pelasgian says:

    hhahahahahahahahah iku se nuk i duroi dot talljet e faqes fb ” QIA ROPT “

  5. Pelasgian3 says:

    E paska kuptuar qe s’ka c’fare te japi me…vendim i zgjuar, duhet tu lere hapesire te rinjve.

  6. albani says:

    shyqyr qe ike se nuk je per kombetare

  7. Billy says:

    Mos more. Iku Dallku? Se mos iken dhe Cana?
    Po kta i shesin ndeshjet. Te kishin ikur me shpejt, Shqiperia do te ishte me lart.

    1. leonardi antwerpen says:

      Billy
      po sigurisht do ishit me lart
      nqs do ishit ne grup me Bangladeshin

  8. Sander says:

    Dallku flm per gjithcka ke bere per kombetaren dhe suksese . Nuk mund te fajesojme vetem nje lojtar per golat dhe humbjet qe kemi pesuar por gjithe stafi duke filluar nga i madhi dhe mbaro te i vogli.

  9. sefer seferi says:

    Drame???? do jete feste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje