Rehagel: Humbja përballë Shqipërisë ishte e dhimbshme

23 Shtator 2013, 14:48Sport TEMA

Trajneri i mirënjohur gjerman, Otto Rehagel po qëndron në Kosovë.

Ish-kampioni i Evropës me Greqinë në vitin 2004, tregoi pak njohuri për futbollin e Kosovës. Ai shprehu dhimbjen që i kishte sjell humbja nga Shqipëria në shtator të 2004-ës. Tregon miqësinë e mirë që ka me Igli Taren. I veshur me tuta të Përfaqësueses së Gjermanisë, Otto Rehagel ishte ulur në pankinën e improvizuar të stadiumit ndihmës të Lirisë.

Trajneri i mirënjohur gjerman jepte këshilla për futbollistët e KFOR-it,të cilët sfidonin Lirinë në një takim miqësor, që u mbyll pa fitues 3:3. Rehhagel erdhi për të vizituar KFOR-in gjerman në Prizren, por bashkë me ta për dy ditë radhazi do të vizitojë vendet më të bukura në Kosovë. Ai gjatë takimit mundohej të motivonte gjermanët e tij, me fjalët ‘Weiter’ (përpara), attakieren (sulmo), etj. “Ishit më të  mirë, ne u munduam, por meqenëse u munduam shumë arritëm të shënonim tre gola. Në aspektin teknik ishit më të mirë”, tha Rehagel pas ndeshjes.

Rehaggel nuk përtonte t’i përgjigjej  pyetjeve të shumta të gazetarëve, por ai tregoi haptazi se ka pak njohuri për Kosovën, madje nuk e dinte përse nuk  është në UEFA e FIFA. “Nuk e di pse nuk keni të drejtë të luani… Po ashtu, nuk kam njohuri për futbollin tuaj këtu. Krejt çka di është se kur kam qenë në Beograd, jam mahnitur me futbollistin
Xhajic që luante në atë kohë. Po ashtu me Greqinë kam luajtur ndeshje kualifikuese me Shqipërinë. Igli Taren e kam pasur lojtar timin dhe e kam mik të mirë, bashkë me Miroslav Klosen, të cilët tani janë teë Lacio. Madje, ata i kam vizituar në derbin me Romën”, thotë ish-trajneri i shumë skuadrave në Gjermani, dhe kampion i këtij vendi me Verder Bremenin.

Sidoqoftë, kur pyetet nëse njeh ndonjë lojtarë nga Kosova, ai thekson: “I njoh vetëm ata që kanë luajtur kundër Greqisë, kur na mundën më 2004”. Por, kur i kujtojnë Xherdan Shaqirin, Valon Behramin e Granit Xhakën ai shprehet: “Po këta i njoh. Granit Xhaka luan në Monchengladbach. E di se janë nga Kosova. Ka pasur gjithmonë lojtarë të mirë
në këtë rajon. T’u marr një shembull: Brazili ka 250 milionë banorë dhe gjermanët thonë se atje lojtarët dalin si lisat. Me rëndësi është që ju të kujdeseni për të rinjtë. Ata nuk mësojnë vetëm për futbollin”.

Otto Rehhagel në vitin 2004 bëri sensacion duke u bërë kampion Evrope me Greqinë. Menjëherë pas këtij kampionati, grekët vizituan ‘Qemal Stafën’, ku i priste Shqipëria në takimin e parë kualifikues për Botëror. Ata u mposhtën nga kuqezinjtë 2:1, që drejtoheshin në atë kohë nga gjermani Hans Peter Briegel. Në pyetjen e Arenës se a ishte kjo humbje ndër më të hidhurat sa e ka drejtuar Greqinë, ai nuk pret as përkthyesin të shkojë deri në fund me përkthimin:

“Ouuuuu, më ka dhimbsur shumë ajo humbje”, përgjigjet ai, por kur i tregojmë për gëzimin që kemi përjetuar ne, ai e përsërit fjalinë “për mua ishte e dhimbshme”

1 komente në “Rehagel: Humbja përballë Shqipërisë ishte e dhimbshme”

  1. fiku says:

    Oto re gamoto. Ti fitove kupen shqyptaret si gjithmone:shtupen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje