Sulmuesi i talentuar, Sinan Bytyçi, ka shënuar golin e parë në edicionin e ri 2013- 2014 në Ligën e Kampionëve për grupmoshat nën 19 vjeç.
Në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve, skuadra e Bytyçit, Mançester Siti ishte mysafire në Çeki te skuadra Viktoria Plzen, ndërsa arriti të fitojë 4:1. Sinani shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 10-të nga gjuajta e lirë, nga një distancë rreth 20 metra. Bytyçi ishte i pranishëm në lojë deri në minutën e 78-të, pasi u zëvendësua nga Jorzhinjo. Vetë futbollisti në një prononcim për të përditshmen prishtinase “Arena” ka deklaruar se është i lumtur me golin e shënuar, por edhe me fitoren e skuadrës së tij. “Jam shumë i lumtur me fitoren që kemi arritur. Goli që shënova më bëri edhe më të lumtur dhe është motiv shtesë për mua për të vazhduar me lojëra të mira edhe në kampionat.
Synimi i skuadrës është që të kalojmë grupet e Ligës së Kampionëve dhe kjo fitore na ka rritur moralin në ekip”, u shpreh Bytyçi. Sulmuesi 18-vjeçar më parë ishte grumbulluar edhe me skuadrën e parë të Sitit për t’u stërvitur, ndërsa në kampionatin anglez luan për skuadrën U-21. Në katër ndeshjet e para në kampionat ai ende nuk ka arritur të shënojë gol, por ka bërë katër asistime dhe beson se do të vijë edhe goli gjatë ndeshjeve të radhës. Ndërkohë që luan në një skuadër të madhe europiane, askush nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk është interesuar për të. Sinani luan për grupmoshat e Austrisë, ndërsa ka treguar se askush nga FSHF-ja nuk e ka kontaktuar ndonjëherë për ta ftuar t’u bashkohet kuqezinjve. “Jo nuk jam kontaktuar kurrë nga askush nga Shqipëria. Unë jam pjesë e Austrisë, por nuk e di ndoshta do ta pranoja edhe Shqipërinë. Të them të drejtën ende nuk e kam menduar se për kë do të luaj, mirëpo e dua vendin tim”, tha Bytyçi.
Kur per kete perdorni fjalen supertalent, per Mesin e Ronaldon ça fjale do perdorni!! Boll me superlativa se na lodhet.
Ke nje simpati te madhe per portugezet
Mos valle bashkjeton me ndonje portugez(pensionist)???