Edhe Liridon Leci në përfaqësuesen e Shqipërisë

24 Shtator 2013, 15:38Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare është ‘mbipopulluar’ prej futbollistëve nga Kosova. Karvanit të tyre mund t’i bashkohet edhe Liridon Leci. Mbrojtësi kosovar është pajisur me pasaportë shqiptare të hënën dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen edhe prishtinasi të vishet Kuqezi.

Leci u pajis të hënën me pasaportë shqiptare, së bashku me Loret Sadikun, Vedat Muriqin dhe Labinot Shabanin, që nënkupton se ai tani e tutje do të ketë të drejt të luajë me kuqezinjtë, nëse ftohet .

Ish-futbollisti i Prishtinës zbulon se tre muaj më parë është takuar me krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët i kanë propozuar që ta marrë pasaportën shqiptare.

10 komente në “Edhe Liridon Leci në përfaqësuesen e Shqipërisë”

  1. Gezimi says:

    Me ke ekip luan Liridoni?

    1. Doni ALBO says:

      Luan ne nje ekip te liges se dyte te suedise te quajtur Landskrona.

  2. po says:

    Me nje ekip suedez me duket. Google it ose gugloje (ne shqip)

  3. zoro says:

    per trajner merni ate hoxhen e kosoves dhe hallall, te na rojne kosovaret .

    1. Ilir Gruda says:

      Shko mor kastravec,trushperlare,i pazene me pune ..megjitate mendoj se nuk ja ke idene se per cfare behet fjale…………………

  4. Nik/Vlore says:

    Miresevjen ne Kombetaren e popullit tend,Liridon!
    Shprehja “mbipopullim nga Kosova,Myzeqeja apo Laberia” eshte thjesht nje idiotizem!

  5. tanit says:

    Po Xhaka dhe Gashi a e moren pasaporten, dhe a mund te luajne me kombetaren?

  6. Sander says:

    Miresevjen liridon !

  7. fili says:

    Jam me ty Nik/Vlore. Keto komentues te famshem e trajtojne futbollin si partite politike dhe vazhdojne akoma te ndajne shqiptaret ne dy pjese. Ne si pjese e ketej kufirit duhet tu jemi mirenjohes atyre talenteve kosovare,disa prej tyre ndoshta mbi interesin e tyre personal, qe kane pranuar te luajne me kombetaren shqiptare duke dhene kontribut te padiskutueshem ne rezultatet pozitive te saj. Per gjykimin tim jane lojtaret nga kosova qe po i japin vlera kesaj kombetareje. Dhe une i vleresoj per gjithshka kane dhene……

  8. Nik/Vlore says:

    fili,
    personalisht e dua popullin tim, brenda apo jashte kufijve dhe nuk bej diferenca ne krahina.Cdo krahine me zakonet e mira dhe te keqija qe ka,bije dicka ne identitetin shqiptar.Dhe ky identitet jemi ne.I dua shqiptaret e Kosoves ,sepse I kane rezistuar dhunes,kane ruajtur identitetin shqiptar kur rruga ishte me lehte ta nderroje ate.Por ata nuk zgjodhen me te lehten,por ate qe ndjenin brenda,shqiptarizmin.
    Dhe ne kombetare sollen fryme te re,qofte futbollistat ,qofte tifozet…Dashuria e tyre per shqiptarine eshte e rralle…dhe une jam 100% lab .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje