Skuadra e Lacios në merkaton e janarit synon të përforcohet edhe me një shqiptar. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, fjala është për mesfushorin e Grasshoperit dhe të Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi.
Koheve të fundit ka pasur një interesim nga Bundesliga 1 e Gjermanisë për lojtarin. Bajer Leverkusen dhe së fundmi Verder Bremen thuhet se po interesohen për shtatshkurtërin.
Lacio edhe më parë ka ndjekur me kujdes lojën e shqiptarit, por tani duket diçka më serioze. Kësaj i shtohet edhe ndeshja për kupat e Europës që skuadra e Grasshoperit luajti në Itali perballë Fiorentinës dhe Abrashi bëri një paraqitje të mirë, pavarësisht që skuadra e tij u eliminua nga faza e grupeve.
Nëse Abrashi kalon te Lacio, aty pritet të gjejë një “koloni” shqiptarësh, duke u nisur nga drejtori sportiv Igli Tare, mesfushori Lorik Cana, dyshja e portierëve Etrit Berisha e Tomas Strakosha dhe Amir Bilali që luan me skuadrat e moshave.