Martino: Mesit nuk i pëlqen që ta zëvendësoj

25 Shtator 2013, 15:10Sport TEMA

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, ka thënë se Lionel Mesi nuk ka qejf që ta zëvendësojnë.

Argjentinasi shfaqi pakënaqësi pasi u zëvendësua në pjesën e dytë në ndeshjen kundër Real Sociedad, por Martino thotë se vendimi është marrë për të mirë të lojtarit dhe klubit.

“Mesi kurrë nuk dëshiron të zëvendësohet, por është detyrë e imja të kujdesem për të. Ne kemi nevojë për të në fund të sezonit, siç kemi nevojë edhe tani”, ka thënë Martino, për të folur më pas për lojën.

“Mënyra ime e të menduarit nuk do të ndryshojë, e përsëris gjithë kohën se si dua të luaj. Ndoshta kjo ndeshje ndihmon të shihen gjërat më qartë.

Ne kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë. Mënyra se si luajtëm në pjesën e parë ishte e mrekullueshme. Është për të ardhur keq që nuk shënuam më shumë”, ka thënë trajneri 54-vjeçar.

7 komente në “Martino: Mesit nuk i pëlqen që ta zëvendësoj”

  1. tonin says:

    Ti trajner,je mbrapa Mesit.Eshte Mesi pa je edhe ti!

  2. Edi says:

    Ik mor trangull, mesi duhet te menaxhohet dhe kete thote edhe ky qe per mendimin tim eshte shume e sakte, per Mesin por edhe per cdo futbolllist

    1. Arturi says:

      Mendim shume i sakte! ?

  3. unknown says:

    Po po mire e ke ti. Biles do te ishte mire qe Messi te bente edhe rolin e trajnerit, dmth te ishte trajner lojtar. Edhe president ta bejne madje, si te doje Messi. Pastaj ta kthejne ke ato barakat e argjentines, andej nga ka ardhur.

  4. domgjoni says:

    Ne fillim nuk kishja besim tek “Tata” ,si do qe nuk eshte ne nivelin e Guardioles ,por deri me sot ja ka dale qe te filloje qe te kete ravijezuar nje profil te tijin .
    Messi ,per mendimin tim vepron gabim me kete sjellje qe nuk te con larg .
    Per BARCELONEN ,REALIN, BAJERNIN ,MILANIN ,JUVENTUSIN dhe per ndonje ekip tjeter qe bejne si me klubet edhe me kombetaret respektive mbi 70 ndeshje ne vit ,duke mos harruar se nga 365 dite rreth 2 muaj i kan epushime ,pra i bie njendeshje ne 4 DITE .
    Natyrisht qe duhen ekonomizuar forcat se perndryshe ndodh sic ka ndodhur ne dekaden e fundit ku ch.leaguen e kane mare ekipe medioker ,thjesht per faktin se ata kane qene me te fresket se kampionati i tyre ka qene amator dhe jo si la-liga dhe serie A.
    Per mua “tata ” ,ka te drejte dhe Mesi si gjithe te tjeret duhet qe ti bindet trajnerit .

  5. vlora.A.GJ says:

    lere te luaj gjith ndeshjet, dhe ne botror te flej gjum nga lodhja e tepert.

  6. endrI says:

    Shikoni ktu, ky trajneri edhe ka te drejt edhe nuk ka te drejte, ndersa mesi ska fare drejte por edhe ka shume te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje