PAOK fal Ergys Kaçen, Duka i shkruan letër UEFA-s

25 Shtator 2013, 14:43Sport TEMA

Ka marrë zgjidhje me në fund çështja e Ergys Kaçes. Pas histerisë greke për foton e tij me bluzën e UÇK-së, klubi i PAOK-ut ka vendosur që ta rikthejë mesfushorin e kombëtares shqiptare në ekip. 

Sipas mediave greke, presidenti i ekipit, Ivan Savidis ka vendosur ta falë futbollistin, duke argumentuar se është i ri dhe meriton një shans të dytë.

Mediat shkruajnë se Kaçe do të rikthehet në veprimtaritë sportive të skuadrës, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të dënohet, ndoshta me një gjobë.

Duka i shkruan UEFA-s

“I dashur Zoti President”. Nis kështu letra që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), zoti Armando Duka, i ka nisur numrit “1” të UEFA-s, Mishel Platini, që në të shkuarën ka vizituar edhe Shqipërinë përpara se të zgjidhej president i organit më të lartë të futbollit në kontinent.

Letra që Duka i ka nisur ka vetëm një subjekt, Ergys Kaçen dhe problemet që ai po kalon aktualisht pas fotos së famshme të postuar në Facebook, me fanelën e UÇK-së. Që prej asaj dite, vetëm probleme dhe persekutime për të, saqë gjithçka është politizuar. Dhe, pas ndërhyrjes së ish kryeministrit Sali Berisha dhe trajnerit të Shqipërisë, Xhani de Biazi, dje ka ardhur edhe ndërhyrja zyrtare e numrit “1” të futbollit shqiptar, i cili i është drejtuar Mishel Platinisë dhe UEFA-s, për të ndërhyrë në këtë çështje dhe të dalë në mbrojtje të futbollistit 20-vjeçar.
Gjithashtu, një letër tjetër i është dërguar edhe homologut të tij në Greqi, Giorgos Sarris. Por, çfarë thuhet në letrën që Duka i ka dërguar Mishel Platinisë. Ja përmbajtja e saj:

“I dashur Zoti President, shpresoj që kjo letër t’iu gjejë mirë. Po ju shkruaj këtë letër, për të shpjeguar një ngjarje vërtet të pazakontë që po ndodh në Greqi me një pjestar të Kombëtares tonë dhe të klubit të Selanikut, PAOK. Duke marrë shkas nga informatat e ardhura nga mediat sportive greeke dhe shqiptare, futbollisti Ergys Kaçe, pjestar i Kombëtares së Shqipërisë, është përjashtuar nga klubi i tij, PAOK për një dikskriminim nacionalist.

Gjithçka ndodhi disa ditë më parë, kur në rrjetin social “Facebook”, qarkulloi një foto, ku futbollisti Ergys Kaçe kishte veshur një fanelë me Flamurin Shqiptar dhe UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) logo. PAOK-u u njoftua për këtë fanelë dhe vendosi të  përjashtonte nga të gjitha stërvitjet, ndeshjet dhe aktivitetet e klubit. Federata Shqiptare e Futbollit është totalisht e shqetësuar për të ardhmen e futbollistit të Kombëtares, jo vetëm për kontributin e tij profesional, por edhe për diskriminimin nacionalist që rrezikon në Greqi. FSHF-ja reagon në një moment kur FIFA dhe UEFA po përdorin të gjithë fuqinë e mundshme në luftën kundër racizmit dhe çdo tip diksriminimi. Kemi besim tek ndërhyrja juaj e menjëhershme në të mirë të futbollit”.

7 komente në “PAOK fal Ergys Kaçen, Duka i shkruan letër UEFA-s”

  1. ai says:

    Thuaj hapur mor burre : jevgjve te Greqise nuk u pelqen raca jone ARIANE! ?

    1. Ateisti says:

      Ti race ariane?!!!!! I bie qe Obama te jete bjond me sy bojeqelli.

      1. ai says:

        Meqe e thua ti…! ?
        Sa per mua pyet tet’eme per ngjyren e kembeve! ?

    2. aldo says:

      Ja futi hunden ne By..the pseudo-patrioteve Ergysi, prandaj nuk po degjohen sic benene ne lajmin e pare.

  2. zoro says:

    ha uhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh race ariane me fytyra mongole

  3. askushi says:

    Ketij Egysit ja futen kosovaret e kombetares. Kosovaret edhe gjat luftes, te themi shumica e tyre, nuk ishin aq trima, po donin te luftonim ne per ta. Keshtu ben edhe ne kete rast, se kur Ergysi tha qe nuk di gje per bluzen , u hodhen perpjete dhe nuk donin ta linin te kombetraja e shqiperise.
    Ore e kuptojne ata qe jane shtet tjeter dhe nuk bejne ligjin dot ketu. Kush ja ka dhene kombetaren e shqiprise atyre, Saliu. Se me ambasador nga kosova u mbush shqiperia. Dhe kushedi ne cfar vendesh te tjera dhe Ergysi e shqiptar te tjere duhet te marrin arratin, Jore se nuk e kemi ne regull keshtu. Po duan te jetojne ne shqiperi ta nisin nga e para, si qytetar te theshte jo si ministra

  4. Ai qe nuk pranon se ne jemi rrace ariane , pune per te , (keshtu ja kane mesuar greket) por nji gje nuk kuptoj :thone se nji gjobe do tia vene !Pse ? Sepse reklamoj logon e UCK. se ? Ajo eshte nji ushtri shqiptare qe luftoj per lirine e vendit te saj ,prej barbareve (dhe miqeve te grekeve) ! Hipokrizia e mender grekeve qe jane marre me kete gaz te botes ,nuk ka kufij !Me te fituar jemi ne ,ne sy te botes dhe ata vazhdojne te vetedeskretitohen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje