Lajme të mira për De Biazin, rikthehet Meha

25 Shtator 2013, 14:49Sport TEMA

Rikthehet Alban Meha. Mesfushori i Paderbornit dhe i Kombëtares shqiptare, është aktivizuar me ekipin e dytë të Paderbornit në miqësoren kundër Vreden.

Djaloshi nga Mitrovica ka pasur jo pak probleme fizike kohëve të fundit, saqë u raportua edhe për një mungese më të gjatë, por duket se gjithçka ka kaluar me sukses dhe se lojtari po e sprovon veten në ekipin e dytë, derisa të kap formën e plotë.

Meha raportohet se ka pasur një ndeshje të shkëlqyer dhe nuk ka ndjerë dhimbje në gjurin e tij. Si për ta argumentuar këtë, edhe trajneri i Paderborn II, Manfred Gepert, i ka thurur elozhe shqiptarit duke, thënë se Meha bëri një ndeshje të shkëlqyeshme.

“Unë e vendosa të luajë në pozicione të ndryshme, për ta parë se deri ku ka arritur rikuperimi i tij, dhe mund t’ju them me plotë përgjegjësi se ai tashmë është i gatshëm të luaj për ekipin e parë” ka përfunduar trajneri.

Ky është një lajm i mirë për trajnerin e Kombëtares shqiptare Xhani De Biazi, të cilin në muajin tetor e presin dy sfidat e fundit të eliminatoreve me Zvicrën dhe Qipron.

6 komente në “Lajme të mira për De Biazin, rikthehet Meha”

  1. Kulmaku says:

    Shume vone Meha,,,tani nuk ka me vlere . Shiko karieren tende dhe mus u merr shume me FSHF.

  2. Gezimi says:

    Tani per tani nuk ka asnje vlere kthimi i tij, por te mendohet per sezonin e ri te kampionatit europian 2016.

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    FATMIR MEHA ESHTE nje i zakonshem dhe asgje me shume .

    1. Epic says:

      Fatmir apo Alban ndaje mendjen tani, o ti, o Tema kush ka te drejte?

  4. "BALASHI" says:

    Meha urime! Ai e qendis pasin e eshte mjaft i zoti ne gjuajtjet ne porte. Ne mezi e presim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje