Tashmë dihet emri i gjyqtarit të ndeshjes së 11 tetorit që Kombëtarja shqiptare e Futbollit zhvillon kundër Zvicrës.
Ai është arbitri 43 vjeçar nga Portugalia, Pedro Proenca.
Proenca ka qenë arbitër edhe në finalen e Ligës së Kampionëve 2012 (ndeshja Bayern – Chelsea), dhe gjithashtu në finalen e Kampionatit Europian të po të njëjtit vit, Spanjë – Itali.
Shqiperi – Zvicer eshte ndeshja e parafundit e ciklit eliminator per boterorin “Brazil 2014″.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, ora 20.30.