Drejtori ekzekutiv i Bajernit të Mynihut, Karl Heinz Rumenige ka kërkuar ndaljen e kritikave të mediave gjermane ndaj mesfushorit Bastian Shvajnshtaiger. Ky i fundit ka qenë lojtari kyç sezonin e kaluar për Bajernin, por këtë vit, për shkak të dëmtimeve, nuk është aktivizuar shumë.
“Unë jam mërzitur nga kritikat e vazhdueshme ndaj Bastit. Ai nuk e meriton këtë.
Ne po flasim për një njeri që vetëm në moshën 29 vjeçare ka 100 paraqitje për Gjermaninë dhe vjen nga një triumf i tripletës. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, që jep shumë në lojë dhe kontribuon shumë për bavarezët. Kritikat e vazhdueshme ndaj tij nuk e përmirësojnë dhe s’janë të qëllimit të mirë. Unë nuk mund ta kuptoj gjithë këtë diskutim”, ka thënë Rumenige për mediat gjermane