Kristiano Ronaldo, letër policisë amerikane për lirimin e djalit shqiptar

27 Shtator 2013, 15:01Sport TEMA

Superylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, ka reaguar si rallë herë ndonjë futbollist. Ai ka treguar personalitetin e jashtëzakonshëm, duke kërkuar lirimin nga akuzat për djalin shqiptar që hyri në fushë gjatë një miqësore për ta përqafuar atë.

Ronald Gjoka kishte hyrë në fushë gjatë miqësores së Real Madridit ndaj Çelsit në Miami.

Qëllimi i Ronaldit ishte të përqafonte lojtarin e tij të preferuar, nga ku më pas policia e arrestoi dhe tashmë e akuzon për hyrje ilegale në një ngjarje sportive dhe për sjellje të pahijshme.

Sipas avokatit të Gjokajt, këto akuza mund të shkaktojnë problem për Ronaldin sa i përket emigracionit dhe mund edhe të përjashtohet nga shkolla nëse shpallet fajtor.

Kështu, Kristiano Ronaldo kaloi të gjitha kufinjtë që jemi mësuar t’i shohim për futbollistët, për njerëzit që hyjnë për t’i përshëndetur. Portugezi dërgoi një letër në zyrën e prokurorit të Miamit, në mënyrë që të parandalojë pasojat që do të mund t’i shkaktoheshin Ronldi nga hyrja ilegale në fushë, raporton “Telegraf”.

“Unë e kuptoj pozicionin tuaj dhe rëndësinë e respektimit të rendit dhe ligjit. Sidoqoftë, unë kërkoj me shumë respekt që ju dhe zyrja juaj të rishqyrtoni vendimin për të ngritur aktakuzë dhe që t’i anuloni po këto akuza të ngritura, me të cilat ballafaqohet ky djalosh i ri”, i ka shkruar Ronaldo zyres së prokurorit të Miamit, sipas Local 10.

Ronald Gjoka duket ta ketë impresionuar Ronaldon gjatë përqafimit, pasi është vështirë për t’u paramenduar se sa sportistë të tjerë do të bënin një gjë të tillë për të mbrojtur një dikë në rast të akuzave.

Tani, gjithë ajo që duhet të shpresojë Gjoka, është që prokurori i Miamit të mos jetë tifoz i Barcelonës.

9 komente në “Kristiano Ronaldo, letër policisë amerikane për lirimin e djalit shqiptar”

  1. enea says:

    Te dhjefsha policine amerikane, fucking basdards.

      1. enea says:

        Akoma te mbajne ne burg per nje perqafim?????

        1. Arturi says:

          Nuk e akuzojne per perqafim!
          “… policia e arrestoi dhe tashmë e akuzon për hyrje ilegale në një ngjarje sportive dhe për sjellje të pahijshme”
          Sipas vendit, edhe kuvendi!
          Jemi mesuar me “standardin” e ligjit ne Salistan! ?

  2. KAROLINA says:

    UA MAMI SA I MIRE KY KRSISTIANO-ja ! E KAM ENDERR TI MARR ERE NJE CIKE!

  3. paemer says:

    O totila, o benevreks

  4. mingus says:

    Portugezin e Realit e kam pasur perhere antipati per disa gjeste teper te llastuara ne fushe, pooor….. eshte nje nga lojtaret me te mire ne bote pa diskutim dhe kam lexuar se dhuron 3 mln euro ne vit per bamiresi dhe eshte shume i dhene pas bamiresise, aq sa nuk ka asnje tatuazh ne trup se nuk do ishte ne gjendje te dhuroje gjak. eshte antipatik, por respekte per keto sjellje

  5. askushi says:

    Bravo i qofte. Keshtu duhet te veprojne edhe te medhenjte e shqiperis si Cana, etj me tiofozat e vet. Jo zene nga 5 dashnore dhe ik pirdhu pastaj. Kur tjetri rezikon te futet ne burg se e preku nje idhull te vet

  6. Jozefina says:

    wauuuuuu …. sikur ta kapja edhe une nji here prej zhelesh kete Ronaldon se qeka si rrush fare….. mmmmmmmmmmmmmm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje