Ndryshe nga sa mendohej, Hoze Murinjo duket shumë i kënaqur nga sulmuesi spanjoll, Fernando Torres.
Spanjolli është përballur me kritika që prej ardhjes së tij tek Çelsi në 2011-n dhe mendohej se ai do të qendronte në stol me Murinjon, pas ardhjes së Samuel Eto.
Por, portugezi mendon se Torres është në një formë fantastike.
“Fernando është shumë i fuqishëm. Fizikisht, mendoj se ai po jeton një moment shumë të mirë. I shikoja ndeshjet e Fernandos te Çelsi në sezonet e kaluara dhe më dukej ca i rëndë, më i ngadaltë se zakonisht. Por, Fernando tani duket në formë fantastike.
Ai luajti një ndeshje shumë të mirë me Totenhemin. Ai e di çfarë mendoj, nuk duhet t’ia them. Ai e di se jam shumë i kënaqur me performancat e tij. Ai e di tashmë”, ka thënë portugezi.
Torres eshte me te vertete nje lojtar fantastik. Po ta vesh re me kujdes, ai merr pjese gjallerisht ne loje, rralle gabon ne pasimet qe jep, asnjehere nuk e tepron me veprime individuale dhe sidomos eshte altruist ne shpirt, ne momente kur mund te shenoje vete, eshte i gatshem ta transferoje kete mundesi tek kushdo nga shoket e sulmit. Murinjo, si ne shume raste, edhe kete here ka plotesisht te drejte ne percaktimin qe bene.