Hub Stivens “thumbon” grekët dhe i del në mbrojtje shqiptarit Ergys Kaçe. Trajneri holandez dje është shfryrë në lidhje me çmendurinë e ndodhur rreth një gabimi, nëse mund të quhet kështu ai i veshjes së fanelës së UÇK-së.
Trajneri dje ka folur për gjendjen e lojtarit dhe shpreson që ta fusë titullar që në ndeshjen e radhës. “Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe i tillë është edhe Ergysi. E kam thënë publikisht se ai ka bërë një gabim, por këtu në Greqi nuk e kuptuan në atë moment. Atëherë thashë që presidenca ta ndëshkonte, por jo që historia të shkonte në këto nivele. Edhe vetë Kaçe nuk e di se si e ka përballuar këtë situatë. Është një i ri dhe të gjithë të rinjtë, nëse e themi kështu, gabojnë, por të gjithë kanë nevojë për një shans të dytë”, është shprehur Stivens, që me sa duket e planifikon Kaçen në skuadër që këtë javë. Tashmë Ergys Kaçe është kthyer në ekip para disa ditësh, por sigurisht edhe njëherë tjetër ka falënderuar të gjithë për atë që bënë. Kaçe nga ana e tij ka falënderuar nga “Facebook” të gjithë tifozët, por edhe ata që e kanë mbështetur: “Jam kthyer në stërvitje me skuadrën time PAOK. Tani do të bëj më të mirën për të shkuar sa më larg me rezultate”, është shprehur shqiptari, i cili ka premtuar se do të bëjë më të mirën me këtë ekip. Gjithçka ndodhi thuajse një muaj më parë, kur Ergys Kaçe, përpara se Shqipëria të luante ndeshjet e saj eliminatore të “Botërorit 2014”, ndaj Sllovenisë dhe Islandës, postoi në “Facebook” e tij një foto me një fanelë të UÇKsë. Kjo ngjalli shumë pakënaqësi tek tifozët grekë, por sidomos tek drejtuesit e klubit. Si pasojë e kësaj fotoje, menjëherë, klubi vendosi që të pezullonte futbollistin e Kombëtares kuqezi, i cili u ndje i fyer nga ky gjest dhe nuk e kuptoi se pse kishte ndodhur. Lojtari mori faljen përfundimtare nga presidenti Savides, duke qartësuar kështu situatën e tij, që ka qenë e nderë që ditën e parë të grumbullimit me kombëtaren, për ndeshjet me Slloveninë dhe Islandën.
Ky veprim ndodhi pas deklaratave të vetë presidentit të PAOK-ut dhe trajnerit Hub Stivens. Kujtojmë që klubi doli me një deklaratë zyrtare, ku thoshte se: “PAOK FC, informon se Ergys Kaçe ka dalë sot para bordit drejtues të skuadrës dhe ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur dhe fotografinë. Lojtari do të qëndrojë jashtë fushës së lojës, por do të stërvitet me grupin derisa të merret vendimi përfundimtar nga pronari i klubi, Ivan Savides”.
Kombi ma rracist ne bot. Derisa bejn shqiptart te ndryshojn emrin per ti marr ne pun mjer ne shqiptaret qe kemi nevojen e tyre. Kace do vuaj pak por eshte super talent dhe sa do qe te mundohen greget me format e tyre nu mund te nikojn ne karieren e ERGYS KACES sepse eshte vetem 20 vjec dhe e ka te ardhmen e sigurt. URIME KACES DHE KOMBETARES
Edhe Stivens ka frike se mos ndeshkohet.Kace nuk ka bere asnje gabim,ka nderuar gjakun e dhene per atdheun.
Ergysi te perfitoje edhe prej fatit qe trainerin e ka europian,keshtu me marifet te trasferohet ne Europe.Hollanda eshte nje vitrine e shkelqyer per talentet qe me pas kalojne ne kampionatet me te mira .Jam i bindur qe Hub Stevens do t’ja lehtesonte shume nje kalim ne Hollande,sidomos pasi ka kuptuar ambjentin dhe mentalitetin mbytes ne Greqi.
Eshte per te vene duart ne koke me cfare mentaliteti mesjetare e injorant mund te konfrontohesh ne ate Greqi “Europiane” thjeshte absurd nje Ballkan pa Greqine do te ishte me i qete me i civilizuar e me modern