Në fillim të sezonit, vështirë se mund të mendohej se Arsenali mund të luftonte për titullin kampion, pas humbjes brenda në shtëpi me Aston Vilën. Por, që pas asaj ndeshje, londinezët kanë fituar pesë herë radhazi, duke u ngjitur në krye të Premier Ligës, me një lojë si zakonisht zbavitëse.
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, shprehet se është ende herët për të folur, por thotë se Arsenali mund të luftojë për fitimin e titullit.
“Është e tmerrshme të humbësh ndeshjen e parë të sezonit, por kjo është e vetmja që ne kemi humbur që nga marsi.
Është dëshmuar i drejtë fakti se, pas asaj disfate, ne jemi përgjigjur në mënyrë pozitive. Ne jemi përmirësuar. Ne kemi një stabilitet të mirë.
Ne kemi dëshirë, sigurisht. Edhe ju e shihni këtë. Por, ende është herët të flitet, pasi janë luajtur vetëm gjashtë ndeshje. Ne vetëm duhet të vazhdojmë kështu.
Ne kemi një shans për titullin. Gara është shumë e hapur. Ndoshta ka gjashtë ose shtatë skuadra. Madje mund të shtojmë edhe Evertonin në luftë, plus Liverpuli dhe Totenhemi. Do të jetë interesante”, ka thënë trajneri francez.
Kur Arsenali humbi vetem nje ndeshje thuajse gjithe mediat u ngriten per te kerkuar koken e Arsen Venger, trajner qe e ngriti Arsenalin ne nivelet aktuale si nga ana sportive ashtu dhe nga ajo finaciare.
Kur nje trajner drejton prej mbi 15 vitesh nje skuader nuk mund te quhet me trajner me fat!
Venger ben pjese ne 5 trajneret me te mire ne bote aktualisht dhe Arsenali ka fat qe e ka ne radhet e tij.