Një sms i Lionel Mesit largoi Ibrën nga Barcelona?

1 Tetor 2013, 15:08Sport TEMA

Një mesazh i dërguar nga Lionel Mesi në telefonin celular të Pep Guardiolës mendohet se ka qenë fatal për karrierën e Zllatan Ibrahimoviç te Barcelona, raportojnë mediat spanjolle.

Marca shkruan se Lionel Mesi kishte mbetur i zemëruar me ardhjen e Ibrahimoviç dhe e shihte të kërcënuar pozicionin e tij të liderit në skuadër. Por, atij i mjaftoi një mesazh për të marrë gjërat nën kontroll.

“Telefoni celular i trajnerit të Barcelonës vetëm vibronte dhe ai filloi të vështrojë me habi në ekranin e vogël, i shqetësuar. ‘Shikoje këtë’, i tha ai mikut të tij, Manel Estiarte”, përshkruan Marca momentin e dërgimit të mesazhit telefonik nga Mesi, i cili qëndronte disa vende më prapa, ndërsa blaugranët ktheheshin pas një ndeshje në udhëtim.

Edhe pse fjalët e sakta përshkruhen ndryshe nga persona të ndryshëm, mesazhi kishte afërsisht këtë përmbajtje: “Mirë, po e shoh se nuk jam më i rëndësishëm për skuadrën, ndaj…”.

Veprimi i Mesit nuk është kritikuar nga bashkëlotjarët e tij, por sipas gazetës spanjolle, përmblidhet me këtë fjalë, “Ai nuk është diktator, por sigurisht se e tregon praninë e tij në mënyrën e vet”.

Ibrahimoviç u largua nga “Kamp Nou” pas vetëm një sezoni, ndërsa një vit më vonë nga klubi u largua edhe Pep Guardiola. Mesi, në anën tjetër, vazhdon të jetë ylli i padiskutueshëm i skuadrës.

6 komente në “Një sms i Lionel Mesit largoi Ibrën nga Barcelona?”

  1. feniks says:

    Mire nga Barcelona e paska hequr MESI,po nga Milani, etj kush e hoqi???
    Nje koqe gomari mendjemadh eshte!!

    1. aleks xinxa says:

      Nuk e hoqi njeri nga Milani por milionat e PSG.

      1. Argita_B says:

        E sakte, ashtu si blene dhe Thiago Silva qe eshte ndofta mbrojtesi me i mire ne bote!
        Ibra eshte lojtar me karakter, po nuk ka lojtar te atij niveli pa karakter. Kur lojtari ka karakter dhe talent, luan per ekipin te gjithe trajneret e medhenje dine ti menaxhojne, problem jane lojtaret pa karakter dhe pa talent…
        Klubet e medha jane te medha pasi jane manaxhuar prej dhjetra vitesh me mire se te tjeret, ndaj dhe kane hyre ne histori.
        Nese Ibren e kane blere vetem klube te medha kete e kane bere pasi eshte nga lojtaret me te medhenj ne bote dhe se kane blere per syte e bukra qe ka.

    2. Romeo says:

      KY EVGJITI MUSLIMAN I BOSNJES ESHTE ME KARAGJOZ NGA TE GJITHE FUTBOLLISTET NE BOT KY BYTH SHKERDHYM SHYQYR QE IKU NE SUEDI E KERKOI AZIL PLITIK SE NE PIDH TE ASAJ QE E KA DHJERE DO FUTEJ DO E VRISNIN SERBET KETE TALEBAN ISLAMIK

  2. paemer says:

    O totila, o benevreks.

  3. selam labi says:

    Pep Guardiola njeri teper i edukuar dhe i afte.Ibra te Barca si mish i huaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje