Shulku: Babai kundër, Januzaj nuk vjen me Shqipërinë

1 Tetor 2013, 15:03Sport TEMA

Adnan Januzaj ka pak shanse të veshë fanellën e Shqipërisë në të ardhmen. Këtë e ka konfirmuar sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili ka zbuluar një prapaskenë interesante sa u përket negociatave me talentin kosovar të Mançester Junajtid.

“Ka pak shanse që Januzaj të luajë me Shqipërinë në të ardhmen. Ai e ka derën të hapur në çdo moment. Por, duke marrë shkak nga mënyra se si kanë ecur bisedimet deri tani, duhet të jemi realistë për situatën. Gjatë një bisede që kemi pasur me babanë e lojtarit tetë muaj më parë, ai ka thënë se nuk ka kurrfarë interesimi nga ana e Januzajt dhe e familjes së tij që lojtari të luajë me Shqipërinë”, – ka deklaruar Shulku në televizionin “Ora News”.

Drejtuesi i lartë i Federatës Shqiptare të Futbollit ka deklaruar se tetë muaj më parë është zhvilluar një takim mes Dukës, De Biazit, Shulkut dhe babait të Januzajt, porse ky i fundit ka qenë i prerë.

“Tetë muaj më parë jemi takuar personalisht me babanë e futbollistit. Normalisht që duhet të vepronim kështu, sepse Januzaj nuk i kishte mbushur 18 vjeç dhe duhej të zbatojmë disa procedura. Biseduam me babanë e tij, por ai tha se nuk kishte asnjë interes nga Januzaj që të luante me Shqipërinë. Nuk mund të them me saktësi se cila është dëshira e lojtarit, por ama familja e tij na e bëri të qartë qëndrimin. Prej atëherë negociatat kanë qenë të hapura, por nuk ka pasur asnjë zhvillim që të hapë ndonjë rreze shprese se situata mund të ndryshojë”, – deklaroi Shulku.

Numri 2 i FSHF-së ka theksuar se dera e Kombëtares shqiptare mbetet e hapur për Januzajn. “Ne nuk i kemi thënë askujt ‘jo’. Kush e ka merituar ekipin përfaqësues, e ka veshur fanellën kuqezi. Januzaj është një talent i madh dhe ne e mirëpresim atë në të ardhmen, por vendosa ta sqaroj situatën e tij, sepse shoh që mediatikisht gjërat janë koklavitur shumë dhe është krijuar ideja se ai ka zgjedhur Shqipërinë zyrtarisht, por në fakt nuk është kështu”, – tha sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së.

14 komente në “Shulku: Babai kundër, Januzaj nuk vjen me Shqipërinë”

  1. Aldo1 says:

    Meqe nuk do spo e Ben kush me Zor nuk e ka fajin djali po legenat e federates shqiptare qe kan humbur talenta per te marre lek ,po pate lek te fusin edhe pa dit futboll po spate dhe Je talent nuk te fusin gjalle kemi nje kombitare kot nga legenat talentat tone I Marin jashtee turppp

    1. Kulmaku says:

      Kujt po i rruhet,,,erdhi,serdhi po e njejta gje ka me qene….futbolli shqiptar do rendit si gjithmon ne vendet e fundit…futbollista legena,te pabese,mendjelehte dhe pordhace…ky eshte portreti i futbollistit shqiptar.Niveli i futbollit shqiptar eshte ne nje rezonance me nivelin ekonomik,kulturor,shoqeror,politike,etj,etj te ketij populli.

      1. specialist futbolli says:

        shume i sakte kulmaku.

  2. england says:

    Medioker kur lunate futboll,e njejta gje dhe tani qe i kane lene te drejtoje sektorin e futbollit.Shulku eshte nje injorant qe beri kariere fale nderhyrjeve te te jatit!pasi mbaroi shkollen e mesme te mjeshtrise sportive Loro Borici ku nuk lunate asnjehere ne formacion tek te rinjte,babai i tij si drejtues ne ministrine e mbrojtjes ndikoi qe te shkonte te skuadra e partizanit,pasi sic dihet atehere flitet per vitet 86-87 klubi partizanit varej nga kjo ministri,aty u gjend “miku” per te filluar karrieren ne fillim si reserve ne ekipin e te rinjve,dhe me vone me ndikimin e te jatit arriti te gjeje hapsira te te rriturit,dhe keshtu me nderhyrje te kombetarja e Shqiperise,nuk e di po kush e mban mend ka qene nje mbrojtes pa asnje fare vlere,gafaxhi,dhe shume i ngathet,pa folur per inteligjence,se do ishte e tepert per Ilir Shulkun.Qe te flas per cfare ai thote per Jonuzajn eshte humbje kohe,pasi te japesh nje interviste dhe ti referohesh 8 muajve me pare,kjo pervec se injorance tregon dhe idjotizmin se kush e drejton futbollin ne Shqiperi,kur nderkohe qe cdo minut qe kalon dhe ne kohe reale,dhe fale teknollogjise lajmet ndryshojne shpejt.Si mundet qe keta njerez aspak serioze guxojne te deklarojne brockulla te tilla?per sa kohe qe futbolli te drejtohet nga Duka,dha vartesi i tij Shulku,nuk ka shanse qe sporti te ece ne drejtim te duhur.

    1. Ben Dover says:

      Po england e mbaj mire ate kohe. Shulku ka qene kot fare. U be bile edhe kapiten i Partizanit ca kohe. Mbrojtes me floke te gjata dhe mustaqe me kot nuk gjindej.

  3. tiransi -bruksel says:

    gjithe belgjika e njef babain e adnanit ,, eshte nje bixhozxhi dhe kurvar asgje me shume – shfrytezon te birin e vet si tutor i vertete , ish spiun i udb jugosllave eshte nostalgjik i saj i jugosllavise , i shitur te serbi , normale qe dhe i biri do dali renegat,, as nuk behet fjale fare per flamur kuq e zi dhe atdhetari,, kane mare fund,, nje kurvar qe leket i le ne kazinote dhe bordellot e antwerpenit.

    1. Genci, Shkup says:

      ku e njeh ti, vetem flet ashtu vk

  4. landi says:

    Ne respektojme vendimin e Adrianit i cili është një talent.

  5. Dr.Veip (Vehip) Proda says:

    I nderuar Shulku,jam “tifoz” i “Partizanit” dhe kam qene “fansi Yt”!
    Ne deklaraten tuaj se “Januzaj nuk vjen me Shqiperine”, ne vend te sqarimit, per mua, keni krijuar nje mjegullnaje dhe dyshime se dikush ne ate Federate, nuk i do supertalentet,ngase jane te veshtire per t`u menazhuar kur dihet se ne cilet klube “hane buke” dhe, sepse, jane “pa buke”! Talente si Shaqiri,Xhaka, Januzaj e te tjere te kalibrit te tyre, nuk kane nevoje t`u rritet “rejtingu” duke u interesuar per t`u aktivizuar ne kombetaren shqiptare,qofte edhe me “sakrifica”! Pra, eshte kombetarja shqiptare e futbollit ajo qe ka nevoje t`i kete ne radhet e saj talente te tille, per t`iu rritur “rejtingu”, renditja dhe shkuarja ne Europian a ne Boteror!
    Neve na intereson te dime, si dashamires futbolli: A eshte marre ndonje percapje tjeter mbas takimit me bababe e Januzajt, aq me teper qe kane kaluar 8 muaj, ai i mbushi 18 vjet,eshte “bombarduar” nga mijera e mijera shqiptare me kerkesen per te perqafuar kombetaren tone,sa eshte bere “ceshtje dite” ne shkalle nderkombetare dhe cili eshte ne fund te fundit sot, mendimi i tij ne kete situate te re? Çfare doni te thoni me shprehjen “dera e kombetares eshte e hapur per Januzajn, ne nuk i themi askujt jo”? Valle, e di Januzaj kete “shpirtmadhesi” tuajen dhe kush ia shpuri ne vesh apo ia solli ne mendje? Mos valle ka mbetur keq ai per “buken e gojes” dhe duhet te trokase ne deren tuaj, e cila ne fakt eshte dera jone?
    Zoterinj te Federates Shqiptare te Futbollit, dicka nuk shkon ne mentalitetin dhe konceptet tuaja! Si guxoni t`i thoni opinionit sportdashes shqiptar se nuk e dini me saktesi “cila eshte deshira e Januzajt”(?!,)kur edhe ne Angli diskutohet publikisht dilema e tij se me cilen kombetare do te rreshtohet? Ju lutemi, lerini retorikat, kontaktoni me ate djale (dhe me djem te tjere te talentuar), bejani te qarta veshtiresite, arritjet, synimet e objektivat, sepse, ju siguroj qe ata s`dine asgje dhe rrezik se ju quajne “gogola”, ndonese jeni qytetare te civilizuar! E habitshme ka qene edhe nje deklarate e De Biazit kohe me pare se “ceshtja Januzaj” eshte e “komplikuar”! Per mua me teper eshte e veshtire per ta menazhuar ate, por edhe te tjere te kalibrit te tij!… Me shume respekt e konsiderate!

  6. xhovani says:

    JENUZAJ EDHE FAMILJA E TIJ NEQOFTESE NUK NDIHET SHQIPTAR ATEHERE PSE LODHEMI TA FTOJM NE KOMBETARE ,,,,NUK BEHET TJETERI ME ZOR SHQIPTAR,,,,,,,,,,,,,,SHQIPTARET E TE GJITHAVE TROJEVE KU KAN JETUAR TA KUPTOJE QDO JENUZ ,,,,, KAN QEN POPULLI ME VUAJTUR NE EUROP,SIQ E BASHKOJE SKENDERBEU SHQIPTARET PER NJE KOHE GJATE QE KORRI FITORE KUNDER TURQEVE ,EDHE TANI MUND TE KORRIM FITORE ME KOMBETAREN TONE TE BASHKUAR ME TALENTA SHQIPTARE KUDO QE TE JENE ,,SHQIPTARET KAN NEVOJE PER FITORE ,,,,,,,,TE SHOHIM FLAMURIN TONE NE QIELL SA ME LART TA SHOHIN BOTA SE SHQIPTARET JANE BASHKUAR……………UROJ SUKSESE JUNUZIT JU PLOTESOHESHIN DESHIRA QDO GJE TA BEJN ME VULLNET…

  7. arbeni nga tepelena says:

    o djema ,nuk diskutojme sa i mire ka qene shulku futbollist’megjithse ishte me i miri te partizani dhe vuajti nga demtimi’.ne bisede ka qene debiazi,epo po kerkoi dhe ai 5000 mij euro vari k…. kesaj pune. mendoni se ndonje nga keta 3 do i bente presion talentit te m junajtit? harroni se jupi tha se jane 5-6 futbollist qe nuk guxojme ti marim ne telef. harroni se disa prej lojtareve tane te komb deri pa mbushur te 25 ndiheshin gjerman,kishte dhe nga ata te lindur ne shqiperi ap jo,mos harroni dhe ate qe ndihej pepino dhe ishte ne durres me komb dhe tha cfare kerkoje une ketu.po ai i fundit qe ishte me shpresen dhe iku harrova emrin iku me zvicren.sigurisht asnje nga keto nuk shpeton ata te federates nga shkaterrimi i futbolllit ne shqiperi.

  8. Rrushan Prush Mangalli says:

    E shqiptar!
    Tradhtar!
    E ca do bej tjeter shqiptari?
    Vec asaj qe ben vec kari!?
    Shqipetar
    O burr prej sume
    Ma thefsh “salen”
    E lemume

    1. landi says:

      Rrushan PRUSH NEGATIV” GREK O SERB o TURK , gjuhen e ke neperke qe te duhet shpata t Enverit.

  9. xhovani says:

    KY RRUSHANI QENKA POET NOVOJTORESH ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje