Ish-mesfushori i Juventusit, Felipe Melo, që do të luajë përballë ish-ekipit të tij më Gallatasarain, është shprehur se gjithmonë ka dhënë shpirtin në fushë, kur luante me bardhezinjtë. 30-vjeçari ka thënë se ende ka ndjenja për Juventusin, ekip nga i cili u largua pas ardhjes së Antonio Kontes.
“Kur isha te Juve, kurrë nuk tërhiqesha prapa dhe secili e di se gjithmonë kam vënë zemrën në fushë për atë fanellë në çdo ndeshje.
Jam i lumtur për ish-bashkëlojtarët e mi që kanë fituar shumë në këto dy vite, por edhe pse e them këtë, shpresoj të bëj një paraqitje të mirë dhe të sjell në shtëpi tre pikë.
Jam i lumtur këtu”, ka thënë Melo, që u aktivizua për dy vjet tek bardhezinjtë, por më pas, pas dështimeve të Juventusit, u largua.