Samir Ujkani nuk po luan në Palermo, por kjo nuk e penguar portierin numër dy që të jetë objektiv i skuadrave tjera.
Së fundmi siç raportojnë mediat italiane, skuadra ruse Rubin Kazan po interesohet për shërbimet e portierit shqiptar. Pavarësisht se si për fillim klubi rus nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare por po negocion me menaxherin, transmeton calciomercato.
Emri i Ujkanit ishte i lakuar gjatë merkatos së verës për kalimin e mundshëm tek Lacio apo edhe Sampdoria por negociatat përfunduan pa sukses.
Tani, Ujkanit i duhet të pres janarin për të mësuar nëse do lëviz drejt Rusisë apo ndonjë klubi tjetër, meqë nuk po ka hapësirë tek ekipi i Palermos.
Ky Ujk-ani,ne fakt me teper do i shkonte Mjer-ani!nuk do bej keq te vije e te luaje per Tironen!nuk e di por portieri i Tirones nuk eshte ne forme te mire,dhe Saj-keqi(jo Saj-miri) do jepte nje kontribut te mire ne klubin kryeqytetas.Ne se kthehemi ne kohe dhe mendojme se me cfare portieresh eshte perfaqesuar kombtarja e Shqiperise!!!kur nder vite kane qene emra te tille gjigandesh si Sul Maliqati apo Perlat Musta.