Ferguson: Në 2003 më kërkoi Çelsi, por i thashë jo

2 Tetor 2013, 16:00Sport TEMA

Presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç, menjëherë pas blerjes së bluve të Lobdrës në vitin 2003, kishte tentuar që të merrte si trajner, legjendarin Aleks Ferguson. Kjo është bërë e ditur nga vetë skocezi, që e kishte refuzuar ofertën e manjatit rus.

“Në vitin 2003, kur Abramoviç bleu Çelsin, më dërgoi një negociator, por unë i thashë menjëherë jo, duke i mbyllur derën”, ka thënë skocezi.

Ferguson ndërkohë pohon se nuk ka më ndermend që të stërvisë dhe thotë se Junaited e ka lënë në duar të sigurta.

“Nuk më intereson më të kthehem të stërvis, pasi Junaited e kam lënë në duar të sigurta dhe tashmë po shijoj jetën time të re. Dua të vizitoj kantinat e verës në Toskana dhe Francë”, ka thënë ai.

1 komente në “Ferguson: Në 2003 më kërkoi Çelsi, por i thashë jo”

  1. enea says:

    Hajde bej nje visite keteja nga Shqiperia. Te presim ne me 1001 te mira, te japim celesa qytetesh, do takohesh me Nishanin, me Berishen, me tere soj e sorollop. Pastaj do te te hapim edhe nje kafene me emrin tend. Do te te japim edhe dekorate “Mik i shquar i popullit shqiptar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje