Kapelo: Baloteli nuk do të piqet kurrë

5 Tetor 2013, 15:17Sport TEMA

Trajneri i kombëtares ruse, Fabo Kapelo, mendon se sulmuesi Mario Baloteli nuk do të piqet kurrë.

Komentet e Kapelos janë bërë pas pyetjes nëse Italia mund të jetë favorite për fitimin e Botërorit në Brazil.

“Unë nuk e di nëse Baloteli do të piqet ndonjëherë. Italia është ekip interesant, mund të jetë favorite për Botërorin. Brazili do të luajë në shtëpi dhe tifozët janë dëshmuar si armë e mirë në Kupën e Konfederatave.

Argjentina është e fortë. Gjermania është ende një prej më të mirave dhe natyrisht mos harroni Spanjën. Por, gjithmonë prisni befasi”, u shpreh Kapelo.

1 komente në “Kapelo: Baloteli nuk do të piqet kurrë”

  1. Saimir says:

    Balotelli i pa pjekur po luan me Milanin, ka luajtur me Interin, Manchesterin, kombetare, po kur te piqet ku do luaj ne Mars apo ne ndonje planet tjeter?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje