Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka qortuar ashpër mesfushorin e tij, Xhek Uilshaier, pasi është fotografuar duke pirë duhan jashtë një lokali në orët e vona të mbrëmjes.
“Nuk pajtohem aspak me atë sjellje. Unë duhet të bëj një bisedë me të për këtë ngjarje.
Kur je futbollist, je shembull dhe nuk duhet të bësh gjëra për të dëmtuar shëndetin. Kjo mund të dëmtojë edhe reputacionin e futbollistit.
Gjërat kanë ndryshe tani. Kur unë isha lojtar në Francë, ne nuk mund të shihnim njëri-tjetrin për shkak të tymit të duhanit. Por, gjërat kanë ndryshuar… futbollistët janë shembull tani”, ka thënë Venger.
Por, vetë futbollisti ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se nuk është një pirës i rregullt i duahnit.
Madje, ai ka postuar edhe një foto të Zinedin Zidane duke pirë duhan, duke u justifikuar kështu për veprimin e tij.