Mesfushori i Romës, Daniele De Rosi, ka pranuar se këtë verë ka qenë pranë largimit nga kryeqyteteasit, pasi gjërat për të nuk shkuan mirë një sezon më parë. Por, ai u bind nga trajneri i ri, Rudi Garsia, që të qendrojë.
De Reosi ndërkohë, ka thënë gjithashtu se nuk mund të largohej nga Roma me kujtimin e ndeshjes së fundit, atë të humbjes në derbi me Lacion në finalen e Kupës së Italisë.
“Kishte shumë fjalë se unë do të largohem këtë verë. Kur fola me trajnerin dhe klubin, pasi gjithmonë më pëlqen të jem i qartë, për të parën herë thashë se dua t’i dëgjoj ofertat . Do t’i shoh, do t’i vlerësoj, ndërsa në vitet e kaluara gjithmonë kam hedhur poshtë çdo propozim, pa e dëgjuar nga kush ishte.
Këtë vit mendova se mund të jetë viti i duhur për të ndërruar ambient, ose së paku dëgjuar se çfarë më ofrohej. Siç e dini, sezonin e kaluar gjërat nuk shkuan mirë për mua dhe doja më të mirën edhe për mua, dhe mbi të gjitha, dhe them mbi të gjitha, për Romën.
Kishte shumë gjëra që nuk shkonin mirë te Roma, por për mua kishte diçka edhe më të rëndësishme. Nuk mund ta duroja të mendoj se ndeshja ime e fundit në fanellën e Romës të ishte ajo finale e Kupës së Italisë e humbur ndaj Lazios.
Mund ta imagjinoja veten në cilido ekip në botë, duke ngritur trofe, por mendoj se ndeshja e fundit për Romën të ishte një derbi i fundit i humbur, ishte një përfundim i keq për një prej tregimeve më të mëdha të dashurisë në mes një klubi dhe lojtari. Nuk mund ta bëja”, ka thënë De Rosi.