Kasijas: Nuk largohem nga Reali, dua ta mbyll karrierën në Madrid

3 Tetor 2013, 15:32Sport TEMA

Pavarësisht se tashmë është portieri i dytë i Realit të Madridit, Iker Kasijas shprehet se nuk ka ndërmend që të largohet. Ai ka thënë pas fitores 4-0 ndaj Kopenhagen, ndeshje në të cilën luajti titullar, se do që ta mbyllë karrierën në Madrid.

“Kam pritur tetë muaj(kohë prej të cilës ndodhet në stol): janë shumë, por ideja ime është që ta mbyll këtu karrierën. Gjëja më e rëndësishme është ecuria e Realit. Reali është përpara situatës sime. Sigurisht që unë dua të luaj, si me Realin, ashtu edhe me kombëtaren”, ka thënë Kasija.

Që prej ardhjes së Diego Lopez në ekip, Kasija e ka humbur vendin e titullarit dhe prej kohësh flitet për një largim të mundshëm të tij nga Reali. Për Kasijas kanë shfaqur interes një sërë ekipesh të Premier Ligës, por edhe Milani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje