Riberi: E meritoj “Topin e Artë”, pasi punoj më shumë në fushë se Mesi dhe Ronaldo

4 Tetor 2013, 15:28Sport TEMA

Francezi Frenk Riberi mendon se e meriton fitimin e “Topit të Artë”. Mesfushori i Bajernit të Mynihut është një prej pretendentëve kryesorë, së bashku me të zakonshmit Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Por, francezi e vlerëson veten më shumë se dy rivalët e tij, duke thënë se punon më shumë në fushë dhe jep më shumë asiste.

“Krahësuar me ata të dy, unë punoj shumë më tepër në fushë. Punoj shumë më tepër se Mesi dhe Ronaldo në mbrojtje dhe jap më shumë asiste”, ka thënë mesfushori francez.

“Do të ishte fantastike nëse e fitoj “Topin e Artë”. Kam shumë më tepër besim se më parë tek vetja dhe kjo gjë shihet edhe në fushë. Jam në kulmin e formës sime dhe do të shënoj shumë gola. Sinqerisht jam duke shikuar çdo ndeshje”, ka thënë mesfushori i Bajernit.

Riberi bëri një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar dhe e ka nisur njësoj edhe këtë sezon, duke treguar se është lojtari kryesor tek Bajern Mynih dhe një prej më të mirëve në botë për momentin, për të mos thënë më i miri.

14 komente në “Riberi: E meritoj “Topin e Artë”, pasi punoj më shumë në fushë se Mesi dhe Ronaldo”

  1. enea says:

    Ca topi te arte do ti more, paske edhe guximin te thuash qe punoke me shume sesa Mesi apo Ronaldo.

    Si mund te punosh me shume se ta kur vrapon me ngadale????

    1. Gon Duka says:

      Kur flitet qe ta marre anemiku Iniesta,
      jeni dakort ju qe keni fillu me pa futboll nga viti 2000.
      Riberi mori tripleten dhe i takon.
      Boni POCA JU!

  2. unknown says:

    Ik or trap ik. Mund te te ndihmoje Platinia ta marresh, po ti atyre gjigandeve as ke thembra nuk u vjen. Dukesh qe je idiot se do ta merresh me zor topin e arte. Asnje lojtar I madh nuk ka thene deri tani qe: Topin e arte e meritoj une. Vetem per kete s’duhet te ta japing.

  3. DinPaku says:

    Po t’i analizosh individualisht, patjeter eshte pas Messit dhe Ronaldos, por, Ribery, ka shume te drejte kur thote se punon me shume per skuadren, sidomos se sa Ronaldo, per te cilin punon i gjithe Reali. Sot futbolli i bukur po i largohet gjithmone e me shume lojes individuale te Yjeve dhe te punosh per skuadren, eshte nje cilesi shume e vyer e futbollistit, aq me teper per nje skuader si Bayern.

    Mos harroni se nje pjese e lavdise dhe fames se Messit dhe Ronaldos eshte edhe pasoje e temperamentit latin te adhurimit ekzgjerues te yjeve.

  4. Futbollisti says:

    Messi eshte nje nga lojtaret me te mire te gjith koherave, kurse Ronaldo eshte nje lojtar i mire por jo i klasit boteror. Ne loje te rendesishme te Kupes se Kampioneve ose me Portugalin ka zhgenjyer vazhdimisht. Ronaldo shenon vetem me skuadrat gjysemamatore te kampionatit spanjoll. Pra Ribery ka te drejt, me fjalimin e tij. Po mos te ishte Messi ai do ta meritonte Topin e Arte. Duke pas parasysh qe Ribery luan edhe me skuadren me te mire ne bote, ka mundesi qe ta dalin kete saison para Messit.

    1. Argita_B says:

      Messi qe thua ti luan vetem kur Barca ka topin. Nese shikon statistikat e Messit, eshte lojtari qe leviz me pak ne fushe, pra esjte super talent ne sulm, po ne mbrojtje barca luan me 10 lojtare.
      Per sa i perket Ronaldos qe nuk qeka lijtar. Klasit boteror me duket se je i pari qe e thua! Mund te mos ta duash si lojtar, po qe kur. Ka ardhur te Reali ka nje mesatare 1,07 gol per ndeshje 210 gola ne 205 ndeshje, Messi te Barca e ka 0,88 gol per ndeshje te Barca.
      Ti thua qe Ronald nuk shenon ne ligen e kampioneve!! Kush ishte shenuesi me i mire vitin qe kaloi ne ligen e kampioneve?! Ne web sitin e UEFA eshte Ronaldo me duket.
      Ne nje pike jemi dakort bashke, Ribery e meriton kete vit topin e arte pasi ka qene ne forme te shkelqyer, eshte lojtar qe jep maksimumin si ne sulm ashtu dhe ne mbrojtje, dhe ka kontribuar ne menyre te bindeshme ne fitoren e tri titujve te Beyern, gje qe nuk e arriten dot as Messi e as Ronaldo kete vit, dhe pse si zkonisht kane shenuar gola fantastike dhe te shumte.

  5. unknown says:

    Ronaldo shenon vetem me skuadrat gjysemamatore? Me duket pak per te qesh. Ka 7 ndeshje rresht qe I shenon Barcelones, ka dy vjet rresht qe shenon me shume se 10 gola ne Champions. Ne cdo tur te Champions I ka shenuar te gjitha skuadrave. Ka 3 vjet qe shenon me shume se 40 gola ne Kampionatin Spanoll etj, etj. Kujdes kur flisni, duhet t’i mendoni gjerat pak me me kujdes.

  6. ajaxs says:

    Ronaldo eshte po aq i madhe sa MARADONA.

    1. Fatmir says:

      e pyeten nje here njerin prej grupit te BONEY-M se cili ishte grupi me i mire ne bote per ate periudhe,dhe ai tha “NE”,dhe kur e pyeten “po BEATLES ku i le” ,ai u tha se pyetja ishte per me te mirin ne bote,ATA jane atje duke pare nga qielli……Mesi vertete eshte lojtar i mire,por kurre nuk do ti afrohet MARADONES sepse AI eshte shume larg…..Mesi kurre nuk do jete Kampion i Botes sic eshte Maradona !!!!

  7. kosovari X says:

    Po pse Ronaldo nuk èshtè kaq i mirè edhe me Portugalinè ? Ka kush tè mè tregoj ?

  8. per mendimin tim riberi e meriton sepse eshte fitues i CHL dhe keti Messit te famshem i futi plot 7 gola ne gjysfinale.plus qe ka fitu dopjet ne gjermani dhe tani fitoj dhe superkupen e europes.messi dhe kur eshte ne spital duhet me mar pa tjeter topin e arte!?!?!?!?boll me me ket miush se na merzitet,kur e ka meritu e ka mare trofeun e vitit por sivjet nuk ka ber asgje qe ta meritoj.

  9. eurovizion says:

    topi i arte eshte ber si eurovizioni futja kot mo.votojn gjith injorantet dhe numurimi behet si u do bytha njerit apo tjetrit.po iket me moton e saliut:JU VOTONI,NE NUMUROJME.Riberi e meriton sepse me bayernin i morite gjitha sivjet dhe ishte ne forem shume te mire si lojtar.te tjerat ca shkruani ju skan vlere.

  10. Futbollisti says:

    O njerez, Ronaldo eshte sigurisht lojtar i mire, por vazhdimisht ne loje te rendesishme nuk eshte dukur fare. ne kampionatet europiane ose boterore pshm. ose ne turnet e fundit te kupes se kampioneve. ne finale me manchesterin ishte i vetmi qe hupi penalltin. ather ku ishte ne lojen me dortmundin?
    Shqiptaret e adhurojn Ronaldon vetem se paraqet deri diku charakterin e tyre. Hapje der ne maximum por ne momente te rendesishme nerva te dobeta dhe zhgenjime totale.

  11. realisti says:

    po te fitoj riberi topin e arte …..c’mund te themi per iniesten apo ksavin qe nuk lan gje pa fituar!?!!!??? a meqe eshte xhaxhi platinia nga freeenca cdo gje mund te ndodh !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje