Serbia mund të përdorë Vidiçin që të ftojë Januzajn

8 Tetor 2013, 14:26Sport TEMA

Adnan Januzaj është emri më i përfolur tani për tani në të gjitha mediat.

Pas dygolëshit kundër Sanderlandit, mesfushori shqiptar përveç klubeve, është vënë edhe nën lupën e Kombëtareve.

Deri tani interesim kanë shprehur Anglia, Belgjika, Shqipëria, Turqia dhe së fundi Kroacia. Por, një lajm i publikuar në gazetën serbe “Kurir” ka habitur të gjithë.

Gazeta beogradase shkruan se edhe Serbia ka shanset e saj të marr Januzajn në Kombëtare. Madje, sipas gazettes, ata kanë të gatshëm edhe planin se si ta bëjnë për vete shqiptarin nga Istogu.

Federata Serbe e Futbollit e ka të lehtë kontaktin dhe për këtë do të mund të përdorë kapitenin e Mançesterit, Nemanja Vidiç, që Januzaj do t’i thotë “PO” Serbisë, përfundon gazeta.

6 komente në “Serbia mund të përdorë Vidiçin që të ftojë Januzajn”

  1. tartari says:

    Po sikur !!!!!

  2. Nik/Vlore says:

    Po ja ngjallet fisin e vrare,po pse jo!

  3. Iliri says:

    Po deshen serbet qe ta marrin Januzajn ateher le te i drejtohen Hašim Tačit se edhe kete deshire siç shume te tjera me parè ai do ua plotesoje.

  4. George says:

    Belgjika eshte zgjidhja me e pranueshme dhe njekohesisht me e mire per Jonuzajn. Eshte vendi qe i dha mundesine te behet futbollist i madh dhe per momentin ka nje brez te arte futbollistesh, qe mund te arrijne shume me kombetaren belge. Ne qofte se e pranon Belgjiken , veren e ardhshme do te jete ne Brazil. Ne qofte se pranon Shqiperine do ta shikoje Boterorin nga televizori dhe ndoshta asnjehere nuk do te kete shans te luaje ne ndonje kampionat boteror apo Europian. Dhe ne fund te fundit, asgje nuk e lidh me Shqiperine. Ai eshte me origjine nga Kosova i lindur dhe i ritur ne Belgjike. Ne qofte se Kosova do te ishte anetare e UEFA ose FIFA , ndoshta i takonte te luante me Kosoven, por ne kete situate qe eshte i takon te luaje vetem me Belgjiken.

  5. The King says:

    Keta vetem per te turbulluar ujin jane,,,,,Shume po shkruhet per kete , por asnje koment apo asgje e sakte nuk shkruhet ..Te gjitha hamendesime gazetareh sportive vetem e vetem me mbush faqet e gazetave ,,,,

  6. korabi says:

    Ne respekt te Rugoves, kryetradhetarit,puthadorit te Milloshevicit,edhe Januzi mund te luaj per Serbine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje