Adnan Januzaj është bërë objektiv i disa skuadrave të mëdha evropiane si Barcelona, Bajern Mynih dhe Juventus.
Përveç kësaj, është duke u zhvilluar edhe një garë e fortë mesë përfaqësueses së Shqipërisë, Belgjikës, Anglisë dhe së fundmi Kroacisë, për te siguruar shërbimet e talentit kosovar.
Por, pavarësisht interesimit nga përfaqësueset e tjera, trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhiani De Biazi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i ri i Mançester Junaited.
Trajneri italian, i cili ka zbarkuar në Shqipëri për të përgatitur ekipin për dy ndeshjet e radhës kundër Zvicrës dhe Qipros, nuk ka mundur t’i shmanget pyetjeve të gazetarëve për rastin Januzaj.
“Januzaj nuk e ka të lehtë të vendosë pasi është në mes Belgjika e Anglia. Këtu hyjnë në lojë dhe menaxherët. Do të bëjmë maksimumin për të marr Adnanin”, ka thënë De Biazi në konferencën për media.
Ndërkohë, ish- trajneri i disa skuadrave italiane ka konfirmuar se vetm disa detaje të vogla e ndajnë nga vazhdimi i kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).
“Jam ne bisedime me FSHF për zgjatjen e kontratës, mungojnë vetëm disa detaje. Mund të them që jemi në rrugën e duhur, dëshira e të gjitha palëve është që të vazhdojmë së bashku. Vullneti im është që të vazhdoj këtë aventurë”, ka theksuar italiani
Ato “detajet” me sa duket jane rroga dhe sherbimet e udhetimit.
Gjera te vogla….
Hiqe emrin e Pilos e vere, “CINIKU” ose “I ZGJUARI”.
Te dy ndeshjet e fundit i fitojme.
Po sigurisht qè do i fitojmè. Nuk kemi mè se ç’tè humbim. Luajm pa presionin e kualifikimit.
nuk kuptoj pse gazetaret tane i bejne presion adnanit nga shqiperia… pale i kerkojne de biazit per te.
kush nga keta ka shkuar ne angli ti mare nje interviste atij dhe familjes se tij qe sigurisht influencon shume ne vendimin e tij
gatetaret tane lexojne gazeta per te shkruar gazeta pale duan dhe januzajn pa levizur nga tirana