Zvicra ua “mbyll” gojën futbollistëve shqiptarë

9 Tetor 2013, 16:28Sport TEMA

Stafi i kombëtares së Zvicrës u ka kërkuar gjashtë futbollistëve të vet shqiptarë të mos japin asnjë deklaratë deri pas ndeshjes me Shqipërinë.

Gjashtë futbollistët shqiptarë që janë grumbulluar me kombëtaren e Zvicrës nga Otmar Hitzfeld, janë në heshtje me mediat, qoftë ato shqiptare apo zvicerane.

“Ka shumë keqkuptime dhe keqinterpretime në këtë periudhë, ndaj për t’i ikur kësaj atmosfere aspak të volitshme për të gjitha palët, është vendosur ky rregull”, ka thënë në bisedë telefonike për “Kohën Ditore”, njëri nga lojtarët e kombëtares helvete, i cili ka kërkuar që emri mos t’i përmendet.

Presioni është i madh mbi gjashtë futbollistët shqiptar që mbrojnë ngjyrat e kombëtares zvicerane, nga të cilët së fundi edhe “Tifozët Kuq e Zi” kanë kërkuar të mos luajnë në duelin e së premtes mbrëma.

Trajneri i Zvicrës, për ndeshjen e premtes me kuqezinjtë në Tiranë dhe atë të 15 tetorit ndaj Sllovenisë, ka ftuar Valon Behramin, Blerim Xhemailin, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasamin.

25 komente në “Zvicra ua “mbyll” gojën futbollistëve shqiptarë”

  1. Kapter Ramiu says:

    Te lujne cunat dhe ti rrasin 4 petlla ketyre zhabave qe grumbullon Duka.

    1. Argita_B says:

      Shqiperia ka dominuar ne dy ndeshjet e grupit Qipron (qe ka ekpie qe kane shkuar deri ne çerekfinale te liges se kampioneve) ka dominuar Sllovenine ne te dyja ndeshjet dhe pse fitoi vetem nje ndeshje ndaj saj (ekip qe u paraqit shkelqyeshem ne evoprianin e fundit), fitoi me Norvegjine ne Norvegji, ekip qe ka qene historikisht siper nesh si nivel, ka humbur me Zvicren ne Zvicer, si dhe ndeshjet me Islanden. Ka grumbulluar 10 pike dhe ka akoma dy ndeshje per te lojtur, keshtu qe nuk me duken dhe aq zhaba sa i prezanton ti!!

      1. raimond vlonjati says:

        Kjo ndeshje ska kuptim Loz Shqiperia 1 vs Shqiperia 2

    2. TreDyNje says:

      Te lumte. E meriton njeyll. Fole te verteten!

  2. gjergji says:

    ia këpusin kot këta “tif kuqezi!

  3. SHEME SHAPKA2 says:

    Nuk me duket normale kerkesa e tifozeve KZ .Ata jane profesionite dhe duhet te luajne.Eshte nder per ne qe kemi 6 djem me nje kombetare te respektuar.

    1. ATDHE says:

      KESAJ I THONE TE LUASH KUNDER VEHTES TENDE….SI MUND TE LUFTOSH VEHTEN TENDE????

      NUK DO TA BEJA KURRE EDHE SE PA NGRENE TE ISHA DHE E KAM ROVUAR PO KUNDER FAMILJES GJAKUT DHE TOKES TIME JAM I DOREZUAR….

  4. iliripermet says:

    Nqf se djemte(kosovar) nga Zvicra do na bejn gol, une do ti duar-trokas!

  5. Horri i Bulevardit says:

    Shqiptare kudo qe jeni, jepini zemer cunave tone, kudo qe luajne, mos harroni se Zvicra eshte i dyte i shqiptareve, ishte Zvcra qe u hapi dhe i integroi qindra mijra shqiptare te Kosoves dhe shqiptare nga Shqiperia, te lajmeruar si kosovare. Sido qe te shkoje, emri i shqiptareve do te degjohet nga komentatoret e gjithe botes, ne stadiumet braziliane.
    Jam shume krenar kur shoh Xherdan Shaqirin, te luaje bukur me Bajernin e madh, krahas shume lojtareve te medhenj dhe ben nje loje te bukur, qe e ka bere ate te jete i domosdoshem ne 11-teshen bavareze.
    Po keshtu edhe Behranin me Napolin e rilindur.
    Mos harroni, luajn dyekipe shqiptare, eshte nje derbi i madh, kushdo qe te fitoje, ne perseri jemi te fituar.

  6. Tra says:

    Ketyre tu vijne turp dhe turp, une po’ te Isha kryeminister nuk do i lejoja te Benin investime si fise ne shqiperi osé kosove keture trashetarve,le te rrine ne zvicer si limona te shtrydhur moralisht.GJITHMONE KUQ E. ZI. TURP JU MBULOFTE

  7. Gimi says:

    Cfar eshte kjo kobe e tmerrshme. Ata jane krenaria e jone. Na mbushin zemren kur jane mire e shenojne gola. Nuk ka sens, me keto presione e turp kush i publikon. Lerini te luajne e te duartrokiten per gjerat qr dine te bejne. Komplimente te gjitheve qe luajne ku e ndjejne veten. Te 6 futbollisteve profesioniste komplimentat me te mira. Jeni krenaria jone. BRAVO KUDO E ME KEDO QOFSHI.

  8. elinor says:

    6 shqiptare luajne me kombetaren e Zvicres?? Po atehere te quhet Zvicalb me mire!

  9. bashkimi says:

    Keta djelmosha jane me gjak shqipatri dhe si te till do te jen gjithenje.Nese nuk luajne per vendin qe u rriten dhe u formuan do te jete nje ligesi e pa tolerueshme.
    Kane obligime ndaj vendit mik Zvicrres sepse atje disa kane lind,jane rrit dhe e kane mesuar lojen e fudbollit. Po te ishin ne Kosove ndoshta nuk do te kishin pas raste as te shkojne ne stadion.
    Tash keta zotri jane profesionist dhe kane detyre morale e njerezore. Pa snje paragjykim.
    Shqipatria matet ne kohe te veshtira e jo ne fudboll. Kete shqipetaret kane deshmuar shume here e sidomos gjate luftes ne Kosove.
    Lavdi u qofte te gjithe atyre qe rene liri por edhe ata qe ndihmuan ne forma te ndryshme.
    Ky eshte patriotizem.

  10. ardi says:

    kjo ska bythe ku te rri…..kur lu per bajern apo ndonje ekip tjeter mbaje veten per cer te dush….kur lu per kombetare mos hap bythesh shume….o je shqiptar ose zvicerian…..kombetarja perfaqson kombin…krenaria jone eshte CANA jo keta legenat me pirro dhimoqiun….nese jane ne pozite e sdine cte bejne si lojtar te medhenj qe jane dhe qe zvicra ja ka nevojen …le ta quajne veten te dobet kete ndeshje e mos luajn fare….zvicres as i rruhet fare nese keta sdo ishin lojtar te mire….po ketyre i rruhet shume derisa zvicra eshte vend i pasur e shqiperia eshte akoma e varfer…..Lus Zotin te fitojme kunder zvicres dhe ketyre plerave….nese nuk i dalin paret dhe fama qe kane me klubet ku luajne me zvicren kunder shqiperise do humbin me shume se do fitojne jo nga shqiptaret por edhe nga zvicerianet….pasi nje njeri i zgjuar nuk respekton nje njeri qe do njerken me shume se nonen e vet…mfs

  11. Pavarësia says:

    Për ,,horrin e bulevardit”: Vërtetë mund të jesh Horr horrit por mendimin, fjalën dhe kurajën i ke në nivele të admirueshëm. Edhe në këtë rast kur bëhet fjalë për ekipin zviceran që ka në përbërjen e tij gjashtë lojtar- djem kosove- ti shprehesh qartë dhe pa as një lloji komplexi. Jam i një mendje me ty dhe të përgëzoj…!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Faleminderit per komplimentin, por nuk arrij te disa merhume, qe ne vend qe te krenohen me keta djem qe jane ambasadoret e shqiptareve per ne Europe, i djallosim sikur te kene bere ndonje krim.
      Ne duhet te jemi krenare me keta djem te mrekullueshem, qe megjithese edhe ata mund te kene patur oferta kriminale, perseri nuk u tunduan, por koken dhe si shqiptare te mire, zbatuan ligjet e shtetit qe i strhoi dhe i arsimoi dhe per kete duhet ti jepet nje falenderim prinderve te tyre, qe me vullnet, perpos punes se veshtire per te mbfamiljen, paten dhe gjeten kohen e duhur per femijet e tyre qe ata te behen dikushi, kurse ne i shajme, pikerisht keta qe na bejne krenare dhe nuk shajme ata drogaxhinj dhe kriminele, qe na kane dhene namim e zi si shqiptare, por jo ne duhet pikerisht te shajme dhe ofendojme keta djem te mbare, qe na japin krenari si komb.
      Une i uroj ketyre djemve, dhe shume shqiptareve te rinj qe kane lindur ne perendim, te punojne, te mesojne dhe te behen djem te mbare jo vetem per familjet e tyre, por na nderojne edhe ne si shqiptare, se jemi nje komb dhe duhet te jemi bashke, si ne dite te mira si ne ato te keqijat.
      Cunave shqiptare qe luajne per atdheun e dyte te shqiptareve, une i them, luani fort, tregoni vehten, fitofte me i miri, ne jemi krenare me ju dhe do tju mbeshtesim gjithmone.

  12. eno says:

    Po pas 3-4 vitesh kur Kosova do njihet nga fifa dhe uefa dhe do behen ndesjet Kosove Shqiperi tifozat si do rreagojne

  13. arbeni nga tepelena says:

    ore djema ne jemi me shqiperine apo me ata qe luajne kunder nesh,po ninullen po luajti neser kunder nesh do ta duartrokasim.une jam i mendimit qe ata luajne kunder flamurit kuqezi cfardo ti quani ju quhen tradhetare te fanelles kuqezi ,edhe po te luajne me usa qe fale te cilit ka mbijetuar kombi yne po ashtu quhen.mendimi im personal eshte se ne aspektin e kombetares duka ka ecur mir thuajse ne unanimitet dhe nga te gjith specialistet qe kam degjuar ne tv,ne ate vendas dobet por mos harroni qe dhe murit me koke nuk i bihet jeni te vetedijshem se futbolli ne kohes e siljes nuk mund te ndahej nga politika.

  14. ajaxs says:

    Pse nuk nxjerrim edhe ne SHqiperi futbolliste te nivelit ndekombetar?Me duket se po na pengon Svicera.

  15. nina says:

    Loje eshte, atje jane rritur dhe ai shtet i beri ata qe jane, prandaj nuk ka pse na ngelet qejfi po duhet te kenaqemi qe jane ata qe jane, te zotet dhe zviceranet i begenisin. Mos u beni te trashe,

  16. Drenicaku says:

    Po te kisha mundsi une do brohoritsha natyrisht per kombtare shqiptare por edhe per ekipin zvicrran.
    Trajneri Otomar Hitzfeld eshte nje dashamire i shqiptarve ai ka deshmu qe ne vitin 1998 ka ndihmu luften e kosoves me 100.000 ,00 Marka Gjermane.
    Shikuesit ne stadium duhet te ken respekt maksimal per ket njeri .

  17. Andi says:

    Po ia fusni kot,sepse milijona djelmosha tan endrojn te jan ne poziten e pese djelmoshave tan …ia kalofshit mire.

  18. Andi says:

    Nje pershendetje shoqerore per komentusin e skelqyer(horrat e bulevardit…).Fml qe e the ate qe desha une ta them per 6 djelmoshat e mrekollushem.Tung.

  19. ardi says:

    meqe i paska rrit e ushqy zvicra le terrine e telujne me bazelin apo ekipet zviceriane, mos shkojne te lujen me bajern etj….po paret interesi dhe fama eshte me e madhe jashte zvicres….ky eshte interes material dhe moral po ashtu….po ti pagunte shqiperia me shume dhe t ekishte emer ne europe do e shifnit ju per ke do lunin keta legena….

  20. A says:

    Ne qoftese ne te arrdhmen do te luajne futboll Kombetarja e Shqiperise me Kombetaren e Kosoves, shtrohet pyetja me cile do te jemi:
    Pergjigja, TE FITOJE ME I MIRI dhe kush qeveri investon dhe jep per sportin. Deri tani Qeverite e Shqiperise pothuajse investojne 0(ZERO) per sportin. Ate qe jep a te do te marrish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje