Mesfushori i talentuar i Arsenalit dhe kombëtares së Anglisë, Xhek Uilshaier, ka dalë kundër idesë që Adnan Januzaj të luajë për Anglinë. Sipas tij, një person nuk bëhet anglez vetëm pse qendron pesë vjet në këtë vend. Për këtë arsye, sipas tij, është absurde që Januzaj apo kushdo tjetër, të luajë për Anglinë, ndërkohë që nuk është me prejardhje nga ky vend.
“Jo, për mua nëse je anglez, je anglez, dhe luan për Anglinë. Të vetmit njerëz të cilët duhet të luajnë për Anglinë janë anglezët.
Nëse keni jetuar në Aagli për pesë vite, për mua, kjo nuk ju bën anglez. Ju nuk duhet të luani. Kjo nuk do të thotë se ju mund të luani për atë vend.
Nëse unë do të shkoja në Spanjë dhe jetoja atje për pesë vite, nuk do të luaja për Spanjën. Për mua një lojtar anglez duhet të luajë vërtet për Anglinë”, ka thënë Uilshaier.
E ardhmja e Januzajt se cilën kombëtare do të përfaqësojë është bërë një nga çështjet e ditës, duke qenë se ai ka mundësi të zgjedhë një mes Shqipërisë, Belgjikës, Turqisë, madje dhe Kroacisë dhe Serbisë, si dhe Anglinë, pas pesë vjetësh.
Por, mediat kryesore britanike kanë dalë kundër kësaj mundësie, pasi sipas tyre, nuk është e ndershme që një futbollisti i rritur në një vend tjetër, të luajë për Anglinë.
O legen, seshte Januzaj qe po kerkon te jete pjese e kombetares qe ska dhene ndonjehere futboll, megjithese ka patur yje futbolli ne ekipet saj, por eshte vete Anglia dhe kokat e futbollit anglez qe po i bejne oferte, biles po i luten.
Januzaj e ka vendin tek kombetarja e Shqiperise dhe mbasi te pranohet edhe Kosova ne UEFA dhe kompeticione te tjera, e ka vendin ne kombetaren e Kosoves aty ku do te kthehen edhe shume lojtare kosovare qe sot luajne me ekipet kombetare te vendeve te ndryshme.
Januzaj ka lindur ne Bruksel ne mos gaboj, nga prind me origjine kosovare po nuk ka shkelur qofte dhe nje dite ne teritorin e Shqiperise!
Dhe pse te gjithe jemi shqioptar dhe deshirojme qe me Shqiperine te luajne lojtaret me te mire ne bote, kjo sdo te thote qe te dekrojme ne kodet gjenetike se kush duhet te luaj per Shqiperine.
Horri i Bulevardit Hallalle Bac se bash me vend ke fol nuk kam cka shtoj diqka ma shume hallalle
Ndersa zezaket nga Afrika dhe Xhamajka jane anglez den baba den qe luajne per Angline. Ky tipi si duket frikohet per vendin e vete ne formacion.
Ka mese te drejte Xh. Wilshire.!!!
Eshte nje aspekt qe vetem shqiptaret nuk duan ta kuptojne. Arsyeja duhet kerkuar ndoshta tek ndjenja e inferioritetit qe pershkruan shume prej ketyre djemve dhe vajzave qe tregohen te gatshem per te gjetur “strehim” nen petkun grek,serb,italian,belg apo anglez.
Per tu mos zgjatur me kete teme qe vetem tregon karakterin e dyshimte tonin, desha te sillja nje shembull te perafert me kete te Januzajt por kete here me aktore serbe. Neven Subotic eshte nje lojtar i B.Dortmund, i lindur dhe edukuar ne Australi, me prinder te kombesise se perziere ku njera pjese jane serbe te Bosnjes por jo te Serbise. Nuk jam i informuar per njohurite e gjuhes serbe tek ky lojtar apo nese ai e kishte pare me syte e tij Beogradin ndonjehere, por di se shume vende u vune ne gare per sherbimet e tij. Ai vendosi per Serbine edhe pse e dinte qe ndoshta me Serbine nuk do kishte mundesine te luante ne cdo kampionat europian apo boteror.
Nuk ka te beje me suksesin profesional. Ka te beje me ndjenjen e te qenit, me perkatesine personale dhe figuren e karakterit familjar. Rastet e shumta te lojtareve me kombesi shqiptare qe vendosin me mire te jene ne sherbim te dikujt tjeter sesa vendit ame, nuk jane tregues te nje kombi qe meriton te merret seriozisht.
Jam dakort njiqind per qind me kte mesfushorin ANGLEZ dhe me mendimin e specialistave ANGLEZ qe gjithsecili duhet te luaj per kombin e vet,prandaj quhet ekip kombetar,askush nuk duhet te ket turp per prejardhjen e vet,jam i mendimit qe fifa duhet te nxieri ligj qe te ter te luajn per kombetaret rrespektive,me vjen keq per disa qe nuk duan kombin e vet dhe jan kunder mendimit te kti lojtari qe esht me se i arsyshem,e rrespektoj mendimin e kti dhe kte gjithashtu qe e do kombin e vet, rrespekte mesfushorit ANGLEZ.