Hitcfeld: Shqiptarët e Zvicrës do stimulohen më shumë nga presioni që do luajnë kundër Shqipërisë

10 Tetor 2013, 14:48Sport TEMA

 I duhet vetëm një pikë në dy ndeshjet e ardhshme për të siguruar matematikisht biletën për në finalet e Brazilit. Por, trajneri i Zvicrës, Otmar Hitcfeld, nuk e mendon aspak barazimin kundër Shqipërisë në “Qemal Stafa”.

“Për ne është një ndeshje e rëndësishme. Nuk bëjmë llogari me pikët. Do të zbresim në fushë për të marrë maksimumin. Mendojmë vetëm për tri pikë në këtë sfidë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por skuadra e di se për çfarë do të luajë”, tha trajnerin zviceran.

I paevitueshëm komenti i trajnerit në lidhje me gjashtë futbollistët me origjinë shqiptare që ka në skuadër.

Hitcfeld pranon se ata do të ndjejnë presionin e tifozëve, por sipas tij, ky do të jetë një motivim më shumë.

“Sigurisht, ata do të ndjejnë presionin e tifozëve, pasi mendoj se entuziazmi i tyre do të jetë i madh. Megjithatë, mendoj se lojtarët e mi janë mësuar me këtë dhe do të jetë një stimul më shumë në fushën e lojës”.

3 komente në “Hitcfeld: Shqiptarët e Zvicrës do stimulohen më shumë nga presioni që do luajnë kundër Shqipërisë”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Mos harroni se ky trajner, eshte nje mik i madh i shqiptareve dhe do te shikoni mbas ndeshjes, se cfare vleresimi ka per te dhene per shqiptaret dhe Shqiperine.

  2. nardone says:

    kujt i plasi,ne kena plot miq mbare boten,nuk kena nevoje per levdata tani e dime se ku jena,ekipi eshte konsolidu dhe pamvaresisht nga dy humbjet e fundit kemi lujt mjaft mire,ka fillu me me pelqy komtarja.forca djema dhe rripini te gjalle trathtaret.

  3. Argita_B says:

    Nga momenti qe djersisin fanellen e ekipit kombetar e luajne me zemer duke dhene maksimumin ne fushe do te jene te respektuar nga pjesa derrmuese e spektatoreve. Nese rezultati eshte pozitiv, akoma me mire, po rendesi ka qe te na perfaqesojne me dinjitet, te japin sa kane ne dore, se ate qe nuk e kane skan si ta japin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje