Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, ka këmbëngulur se Filip Lahm do të vazhdojë të luajë si mbrojtësi i krahut të djathtë. Kjo, pas diskutimit të hapur rreth pozicionit të Lahm në fushë, duke qenë se këtë sezon ai është përdorur si mesfushor qendror nga ana e trajnerit të Bajernit të Mynihut, Pep Guardiola.
Lëv thotë se Lahm është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë dhe nuk ka arsye që të ndërrojë pozicion.
“Ai është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë. Unë nuk dua të hap një diskutim të ri.
Ndoshta ai është lojtari i vetëm i Gjermanisë që mund të luajë edhe në një pozicion tjetër. Kudo që ai luan, luan mirë”, ka theksuar Lëv.
Eshte megjithmend shume i mire ne pozicionin qe ka, me kujton te madhin Andreas Bremen, me krosimet e tija fantastike, edhe Filip Lahm, ka krosime shume efektive
Na kujtove Andi Brehme o Horri.
Trapatoni e vlersonte shume dhe ne fakt, pas largimit te Brehme, ne disa vjet, Interi nderroi 16 mbrojtes ne ate rol.
Pershendetje Horri.
Nqs do flasim per mbrojtesat e kraheve te sotme,padyshim qe Lam eshte si majtas ashtu dhe djathtas ku po luan, eshte ne mos me i miri,nder me te miret.Por nqs do flasim per me gjere ne kohe ka pasur(per mendimin tim)mbrojtesa me te mire.Psh djathtas Robert Sara,Gerets,kalc,Kafu,etj.Dhe majtas sic e thate Breme por edhe Roberto Karlos,Kabrini,Maldini,mbrojtesi i majte i anglise ne boterorin e 90 etj(spo me kujtohet emri pamvaresisht se nuk harroj).
Gjithe te mirat.