Xherdan Shaqiri pranon se është një ndeshje jo e lehtë për të ajo e sotmja mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Mesfushori kosovar i Bajernit të Mynihut kërkon mirëkuptimin e tifozëve, duke thënë se duhet të jenë të përmbajtur në sfidën e sotme. “Nuk jemi tradhtarë, përkundrazi, ndihemi mirë se jemi në atdhe. Tifozët duhet të na kuptojnë. Ne kemi gjak shqiptari dhe ndihemi shqiptarë, por futbolli do profesionistë dhe ne duhet të sillemi si të tillë”, – ka thënë Shaqiri në një intervistë për “Dielli.al”.
Si ndiheni para ndeshjes me Kombëtaren shqiptare?
Ndjehemi shumë mirë, pasi jemi në atdhe. Është një ndeshje e rëndësishme si për ne dhe për Shqipërinë. Sigurisht që do të përjetojmë një emocion të fortë në “Qemal Stafa”, pasi si ne dhe Shqipëria synojmë fitoren.
Ju ruani kreun në Grupin E, në kuotën e 18 pikëve, që do të thotë pothuajse e keni të sigurt kualifikimin në Botëror…
Jo, të sigurt nuk e kemi akoma. Ne e dimë që është shumë e rëndë loja këtu, do të luajmë një herë lojën dhe pastaj shohim rezultatin. Por ama na vlen edhe një pikë, kemi ardhur për fitore në Tiranë.
Besoj e lexoni shtypin shqiptar, si dhe jeni në dijeni të euforisë së krijuar nga “Tifozët Kuq e Zi”. Ata ju kanë shkruar dhe një letër në lidhje me ndeshjen e nesërme. Çfarë mund të thoni rreth kësaj?
Gazetat shkruajnë shumë, madje dhe të pavërteta rreth nesh, kur realisht nuk e dinë se cila është e vërteta dhe kjo gjë më pengon. Ndërsa për sa u përket tifozëve, është më se normale që do të reagonin në këtë mënyrë, por ama lutem ta kuptojnë këtë situatë. Do të jetë një emocion shumë i fortë për ne kur të hyjmë në fushë, përballë tifozëve në tokën mëmë, por duhet ta kuptojnë futbolli fundja-fundit është profesion. Ne jemi profesionistë.
Ju jeni lojtar i ekipit të Bajern Mynihut, aktualisht kampion Europe. Çdo të thotë të jesh pjesë e një ekipi të tillë? Sa e rëndësishme është për ju kjo?
Normalisht është shumë e rëndësishme për mua, të jesh lojtar i një ekipi të madh, kemi fituar një titull shumë të rëndësishëm. Kjo më bën të ndjehem një lojtar i madh dhe uroj që të kem dhe më sukses, pasi mundohem të jap maksimumin tim për të arritur sa më lart.
Së fundmi, cili është mesazhi që do u jepni tifozëve kuqezi, në prag të ndeshjës
Realisht nuk i gjej fjalët e duhura për të thënë ndoshta një mesazh që ata të kuptojnë se kjo është një ndeshje si gjithë të tjerat, profesionale në fushën e blertë dhe ne 6 shqiptarët e Zvicrës, të mos na shohin si tradhtarë, por si shqiptarë, pasi ne kemi gjak shqiptari dhe e ndjejmë vetën shqiptarë, pavarësisht faktit që luajmë për Zvicrën. Kjo është shumë e rëndësishme për ne, që ata ta kuptojnë. Do doja të mos nervozoheshin, jemi dhe ne njerëz dhe normalisht ndjehemi keq kur ata reagojnë jo mirë kundrejt nesh.
Xherdan, ata qe ju quajne tradhetare jane shqiptare pordhace qe kujtojne se i dine te gjitha, por dine vetem te lepihen.
Ti dhe shoket tuaj luani me gjithe vrullin tuaj rinor dhe jepni futbollit europian emrin futbollist shqiptar, se ju jeni medalja qe e zbukuroni shqiptarin para demokratike, ju moret rruget e suksesit dhe nuk u bete pjese e krimit dhe pislleqeve, qe shume ndoshta edhe nga keta qe ju quajne juve tradhetare, na kane lene si peshqesh ne Europe, duke e bere shqiptarin para europianit, se eshte nje kriminel dhe hajdut.
Juve jeni ambasadoret tane ne bote dhe jeni pjesa me e mire, per kete ju duam shume dhe ju urojme qe aty ku jeni, te na jepni me te miren per familjen tuaj dhe per kombin shqiptar.
Disa shqiptare qe ne nuk guxojme ti quajme tradhetare, morren rruget krimit neper europe, kurse ju dhe familjet tuaja, megjithese ishit ne dileme per mbijetese, u integruat shume mire ne europen e kapitalit te eger dhe ja dolet, bravo dhe ju lumte.
Sot do ju shofim, do ju durtrokasim, uroj te fitoje Shqiperia, juve ju urojme loje te bukur ne Brazil.
Vetem perpara quna jeni krenaria e kombit fitoni 8 me 0 kunder ketyre gangsterave te komebetares shqiptare qe rrin ter naten neper diskoteka me kurva dhe diten tjeter luajne futboll.
Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” Serb dhe ata dhe ju qe shani atdheun , gjaku i gjysherve tuaj do tu perndjek( nese jeni bere serb me vone se gjyshrit tuaj , se nese dhe ata serb kane qene nuk ka problem)
une per vete nuk ju quaj tradhtare por as ju nuk duhet ta quani veten shqiptar. ne qofte se e ndjenit veten shqiptar dhe emocionoheni ne token meme ateher sduhet te pranonit te luanit per zvicren. profesionizmi nuk hyn fare sepse ai tregohet ne klubet ku luani e jo ne kombetare. ju keni zgjedhur te luani per kombetaren e vendit qe ju beri futbollista dhe une e rrespektoj zgjedhjen tuaj. por mos shisni mend kot me patriotizma qe ju nuk keni treguar. kini rrespekt per fanellen qe mbani veshur dhe per tifozat zvicerane.
…të shitur…për para! Për çfarë patriotizmi flet ky njeri që luan kundër flamurit të tij, për të ngritur lart flamurin e “zhvajcarisë”??????!!!!! Patriotizëm tradhëtarësh…
Pa mare parasysh.Ata mund te jene futbolliste per nje kohe(periudhe)te caktuar,por shqipetar jane deri ne vdekje.Nese dikush qenka tradhetare si profesionist i futbollit,atehere te gjithe shqipetaret mergimtare le te kthehen ne atedhe,duke filluar nga muratoret.kamarieret,itelektualet dhe te gjithe qe kane apo jo nje profesion dhe te vijne e te ndertojme Shqiperine per njezetmije lek,dhe tu duartrokasim pastaj si patriot.Nuk mendoj se duhet bile te diskutohet kjo gje,keta djeme jane krenarija e kombit qe deri dje bota na ka njohur si kanibal e jo si njerez!,prandaj une si person do te kisha deshiruare qe te jene pjese e kombetares sone por jo me dhune dhe ofendime.Une i simpatizoje dhe uroj qe sukseset e tyre te shtohen c`do dite e me shume,por sonte bej tifo per kombetaren shqipetare,dhe uroj qe te fitoje me nje rezulltat sa me te thelle.(eshte kenaqesi e madhe qe ne nje ndeshje te kesh me se 75% bashkekombase, dhe lufta mes tyre do te jete nje teme ne vete dhe do te zbulohen talentet e tyre).
Hipokrizi!!!!!! Te luash per kombetaren dhe vendin tend eshte patriotizem. Te mos luash nuk je tradhetar, por nje renegat i shitur per interesa personale ne nje vend tjeter per kombetaren e te cilit ti luan.Ky Shaqiri kerkon te mbuloj renegatin me profesionistin.Profesionizem eshte te luash me Bajernin apo me klube te tjera kudo ne bote,por te luash per atdheun eshte detyre.As na duhet mefare se cfare jane keta Shaqiri me shoke dhe se ke vend perfaqesojne keta.Persa kohe qe edhe komentatoret e ndeshjeve apo dhe gazeta keta i quajne Helvet keta nuk kane pune me Shqiperine.Prandaj Luani sot,beni cfare keni per te bere dhe ikni andej nga keni ardh.
patriotizmi eshte streha e fundit per 1 njeri jo serioz do thoja. por gjthsh dhe lojtaret po bejne rolin e ole le le b…a ime.
hapat e gabuara ose ato te drejta na karakterizojne personalitetin dhe jeten tone…
i bashkohem mendmit se “…ata nuk jane tradhetare”, “…por mos ta quajne veten as shqiptar”!
Jane djem te rinje e, mua me pelqen futbolli i tyre. Vetem kaq (!), me teper kerkon shume analize…
Futbollisteve shqiptare te Zvicres ju drejtoj nje pyetje:
C’fare lidhje ka profesioni me perfaqesimin ose jo te kombit tuaj?
Ashtu sic jini profesioniste ne futboll duhet te tregoheni korrekte dhe te drejtperdrejte me vendin tuaj.
Zvicra ju beri futbolliste por Atdheu ju beri NJEREZ dhe pa qene njeri, me zemer dhe tru, nuk mund te behesh dot asgje.
KUPTONI DEVIJIMIN TUAJ!
Nga atdheu shkuan kanibal,siq kan mbetur akoma nje shumice, kurse kush kish pak mend (fiqire)u be njeri!
shaqirovic babi Slobodan Miloshevic eshte krenar per ty !! I nderove!!