Kosova tenton të "rrëmbejë" Januzajn

11 Tetor 2013, 15:07Sport TEMA

 Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka ndërmend të ftojë Adnan Januzajn që të luajë për ekipin U-21 apo U-23 të përfaqësueses së Kosovës. 18-vjeçari i lindur në Bruksel ka prejardhje kosovare dhe e ka refuzuar disa herë ftesën që i ka ardhur nga ekipet e të rinjve të Belgjikës.

Mesfushori i ri i Manchester United po kërkohet nga gjashtë përfaqësuese: Anglia, Belgjika, Kosova, Turqia, Kroacia dhe Serbia, por që ende nuk ka vendosur se cilin vend do ta përfaqësojë. Madje, trajneri i Anglisë, Roy Hodgson ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e tij me United, duke mos e përjashtuar mundësinë që në të ardhmen ta ftojë tek ‘Tre Luanët’. Por, atij i duhet të luajë pesë vjet në Angli, për ta marrë nënshtetësinë e këtij vendi, transmeton shekulli.

Kosova besohet të jetë opsioni i preferuar i lojtarit, por ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaku ende nuk mund të zhvillojë ndeshje miqësore, për shkak se FFK nuk është ende pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s. Sidoqoftë, drejtuesit e futbollit kosovar thonë se talenti i United mund ta përfaqësojë vendin e tij me ekipin e të rinjve.

“Ne do të ishim të nderuar po të na përfaqësonte Adnani, por ne nuk duam t’i bëjmë presion atij”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu për “SportsDirect News”. Ndërkaq, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ka konfirmuar se kontakti me familjen e Adnanit tashmë është realizuar. “Ne shpresojmë të bisedojmë edhe me Adnanin direkt, shumë shpejt”, theksoi kreu i futbollit kosovar.

4 komente në “Kosova tenton të “rrëmbejë” Januzajn”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Nuk do te isha kunder qe Januzaj te luante ne Kosove, biles aty e ka vendin, por jemi realiste, Kosova nuk mund te beje akoma ndeshje nderkombetare, kjo jo per faj te federates se Kosoves, por organizmave te futbollit boteror, qe akoma se njohin federaten e futbollte Kosoves.
    Por mbajtja peng e nje lojtari te tille, ne Kosove, kur nuk mund te luaje asnje ndeshje zyrtare, eshte nje cinizem i hapur i federates se futbollit te Kosoves, se ja mbyll dyert ketij lojtari ne ndeshje te rendesishme.

  2. rb says:

    Ore Horr i Bulevardit! Kam shume respekt per mendimet qe jep shpesh. Po mos valle “luftohet” pa te keq nga FFK, jo per ta “burgosur”, por per t’ u bere dy shtete qe e kerkojne e pastaj ajo dihet qe do perfundoje ne kombtaren Shqiptare, me qe per momentin s’ mund te luaj per Kosoven, fale nje dalldie te FIFAS dhe UEFAS.
    Une keshtu mendoj.

  3. Alba says:

    Kosova dhe Belgjika jane te vetmet qe kan te drejt me kerku Januzajn. Fatkeqsisht Kosova momentalisht nuk hyn n’loje, kshtu qe Belgjika asht zgjedhja ma e duhun.

  4. Kruja says:

    Ne fund te fundit Januzajt nuk i kerkohet ndonje sakrifice ‘sublime’. Nese luan me kombetaren shqiptare asgje e keqe nuk i shkaktohet karrieres se tij profesionale.

    Varet per cilin vend rreh zemra e Jonuzajt. Nese i rreh ne gjokse zemer shqiptari atehere pa dyshim ai e di vete se ku shkon. Nese i rreh ne gjoks zemer tjeter atehere ajo eshte ceshtje e tij personale dhe askush nuk mund t’a gjykoje per zgjedhjet personale.

    Vecse Jonuzaj nuk duhet te beje gabimin fatal te lojtareve te Zvicres qe vetequhen shqiptare dhe luajne per nje komb tjeter. Jonuzaj te dale hapur dhe drejtperdrejt dhe te deklaroje se cili eshte perpara opinionit publik. Nuk ka asgje te keqe te pohoje ate qe i thote zemra e tij. Kushdo me mend ne koke do ta mirekuptonte. POR KURRE NUK DUHET TE DEKLAROHET SI SHQIPTAR DHE PASTAJ TE LUAJE PER BELGJIKEN APO GJETKE. Kjo gje nuk mund ti falet. O je shqiptar ose nuk je. Nuk ka asgje te keqe te deklarohet ne publik dhe te mbyllen keto debate apo ‘presione’ sic i quan dikush.

    Jonuzaj ka jete e tij dhe zgjedh vete rrugen qe eshte e duhura per te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje