Cana, mbret i minutave … dhe i kartonëve

14 Tetor 2013, 15:52Sport TEMA

Lorik Cana është lojtari që deri tani regjistron minutat më të shumta të luajtura në këto eliminatore botërori. Kapiteni i përfaqësueses shqiptare ka luajtur plot 720 minuta, çka do të thotë se ka humbur vetëm një ndeshje për shkak të kartonëve.

Numri pesë i kuqezinjve është aktivizuar në tetë ndeshje të rëndësishme dhe ka humbur vetëm atë me Norvegjinë të barazuar 1-1 në “Qemal Stafa”. Megjithëse mban rekordin për minutat e luajtura në fushën e lojës, është një tjetër lojtar ai që ka prezencat më të shumta. Nga nëntë ndeshje ka luajtur nëntë herë, por jo me minuta të plota.

Bëhet fjalë për mesfushorin Ervin Bulku i cili nuk ka marrë asnjë karton në këto eliminatore dhe është aktivizuar në të nënta ndeshjet. Ndaj Islandës ai u aktivizua si zëvendësues, ndërsa edhe në ndeshjet e tjera nuk është aktivizuar plotësisht. Lorik Cana renditet ndër lojtarët e parë të kombëtares për numrin e kartonëve të marrë. Bëhet fjalë për tre kartonë të verdhë që i kanë kushtuar atij të skualifikohej në një ndeshje. Edhe Armend Dallku ka gjithashtu numër të njëjtë kartonësh të verdhë.

11 komente në “Cana, mbret i minutave … dhe i kartonëve”

  1. zum zum says:

    pordhac kosove

    1. Dardan says:

      zum zum, Edhe ata tre qunat e kombetares se Zvicrres nga Kosova ishin por ju ben bajat futbollin haaaaa. Me gjysem motori te ndezur ju fituan 2.0 po ti ndiznin te gjithe motoret do ju benin 8.0

      Kosova te pajkten po ju mbane me keta pordhaca pse nuk po gjeni ju me te mire nga shqiperia kesaj i thone pordhe me rigon. Me keto sjellje Idiote shum shpejte do i humbni edhe keta pordhaca dhe pastaje do ju munde edhe zimbabvia.

  2. Albania1 says:

    Deshtak…………
    Kurr nuk ka dit te luaj dhe te tribloj me topin… vetem te kapi topa ti gjuaj pa adres te futet me koke qorrazi te shkaktoj faulle dhe te mari kartona.

    Ajo qe eshte me e rendesishmja te shesi ndeshjet e kombetares ne bashkepunim me Armand Duken ?

    Nuk behesh lojtar i mire duke sjell shqiponja dhe duke vizatuar Sorra neper trup

  3. Nik/Vlore says:

    Ti zum zum qe je debil je,po nga je?
    Mu kujtua barcaleta per ne vlonjatet me “kompetentin”…
    Ta gjuaj kompetenti..etj

  4. Kapter Ramiu says:

    Shet ndeshjet. Kur do e heqin kete plehre nga kombetarja?

  5. nsjd says:

    do e heqin ket pseudopatriot apo po presin sa te bej dhe ca miliona.mbajeni mend ne nuk fitojme ne qipro.se kshu bejne keta kur nuk kualifikohemi e shesim ndeshjet e mbetura.kujtoni rumanine e portugaline.

  6. zum zum says:

    nga vlora jam o i vrare , po ti kur erdhe ne vloreeeeeeeeeeeee

    1. anticensurë says:

      mazde(zum zum)
      po të ishe nga vlora do ta kishe shkruar ndryshe!
      ti ke shkruar:
      “nga vlora jam o i vrare”
      duhet të ishte!
      “na vlora jam a i vrarë”
      me siguri të ka shpëtuar,fajin e ka standarit i që vendosi me “dhunë”enveri!

  7. Loriku vazhdon te jete shpirti ekipit keshtuqe stop bete gojet e liga sidomos kur hidhni teza percarjesh,turp tju vije…

  8. Balo te hengert tenja, e kemi te keqen brena. Kapedan Lorik, ne ke zemren si ke surrane, na dogje fshan na vure zjarrmn.

  9. Auloniat says:

    Eshtè tamam si tek barsaleta per vlonjatèt: ” le ta gjuaj kopetenti…., e pastaj kopetenti…”. Dhuna s’ndikon tek ata qè s’e pranojnè dhunèn. Unè kam vetèm njè verejtje per Canèn, mè ka krijuar pèrshtypjen se: kur nuk luan né formacionin e Lacios, pra èshtè né stolin e rezervave, mè duket mè i mobilizuar me kombètaren. Kur èshtè né formacion tek Lazio,mè krijon pèrshtypjen, sikur, nuk jep maksimumin me kombètaren, bile duket sikur Gabon mè shumè. Shpresoj tè gabohem unè. Para tre ndeshjesh shumè tifozè ishin né qiellin e shtatè, pra, né Brazil. Lojtarèt dhe trajneri ishin super heronj. Tani lojtarè s’bèjnè, trajneri èshtè hiç. Eshtè e thjesht fare. Ata per gjashtè ndeshje na dhanè kenaqèsi si asnjèherè tjetèr. Shpresojmè qè: né eleminatoret e tjera, t’i çojnè gjèrat deri né fund dhe tè kenè shumè fat. Edhe njè gjè tè fundit. Dakort qè ndeshja e fundit s’ka ndonjè rèndèsi per kualifikim, pasi ai u pèrcaktua, por ka rèndèsi per bilancin ndèrmjet Shqipèrisè dhe Qipros. Duket si gjè jo aq e rèndèsishme, por s’èshtè ashtu. Urimet me tè mira. Suksese o ”Il Guerriero Albanese” siç tè quajnè komentatorèt italianè tè sportit. Mbeç gjithmonè ”Luftètari Shqiptar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje