Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, është shprehur i habitur me faktin e shitjes së Mesut Ozil nga ana e Real Madrid.
“Unë kam mbetur shumë i habitur me vendimin e Realit për të shitur Ozil, pasi ai është një nga futbollistët që e kupton më mirë se kushdo futbollin. Por, me siguri ata kanë pasur arsyet e tyre për ta shitur”, ka thënë Iniesta.
Ozil është duke kaluar një formë të shkëlqyer me ekipin e ri, Arsenalin, duke qenë se është përshatur shumë mirë me Premier Ligën.
Ndërkohë, Reali është duke kaluar një periudhë të vështirë, për shkak të lojërave të saj të dobëta. Për më tepër, ai që do të zëvendësonte Ozil, “Mister 100 milionëshi” Garet Bejl, deri më tani ka luajtur shumë pak, për shkak të dëmtimeve.
Iniesta gjatë fjalës së tij ka folur gjithashtu edhe për rinovimin e kontratës me Barcelonën.
“Dëshira ime është që të qendroj tek Barcelona. Edhe klubi dëshiron të njëjtën gjë. Nuk ka asnjë problem në këtë mes, pasi të dy palët dëshirojmë të njëjtën gjë”, ka thënë ai.
ozil eshte nje futbollist i rralle elegant dhe teper i zgjuar pavaresisht se ai nuk renditet ne rangun e mesit apo te ronaldos une personalisht mendoj qe aftesite e tij jane te njejta me yjet e mesiperm,premier liga i ka kushtuar jashtezakonisht vemendje dhe e ka vleresuar si nje talent te pazevendesueshem…
Ozil = talent, e shikon me kenaqsi nje ndeshje ku luan Ozil. Goli me Arsenalin ne champions fantastik