Krujf: Neimar është më i lehtë për t’u ndalur nga mbrojtësit, se sa Mesi

14 Tetor 2013, 15:56Sport TEMA

Ish-trajneri legjendar i Barcelonës,  Johan Krujf, mendon se braziliani Neimar është më i lehtë për t’u markuar nga mbrojtësit, për shkak të peshës së tij. Sipas tij, mbrojtësit kanë më shumë vështirësi me Lionel Mesin, pasi ai është më i shkurtër dhe mund ta mbajë topin ngjitur pas vetes.

Megjithatë, Krujf ka thënë se Neimar ka bërë një nisje inkurajuese me Barcelonën.

“Neimar është më i lehtë për t’u ndaluar se Mesi, për shkak të peshës. Leo e mban topin në trupin e tij dhe mbrojtësit e kanë të vështirë të kapen pas tij, pasi ai është më i vogël.

Megjithatë, Neimar ka bërë një fillim të mirë te Barcelona dhe kualitetet e tij duhet t’i ndihmojnë atij të bashkëpunojë me Mesin dhe Ksavi”, ka thënë Krujf.

5 komente në “Krujf: Neimar është më i lehtë për t’u ndalur nga mbrojtësit, se sa Mesi”

  1. Banija01 says:

    Per stafin e gazetes TEMA

    Gazetarit te shkrimit per Neymar nuk i falet te mos dije drejtshkrim.

    Emrat shkruhen si ne anglisht.Johan Krujf ,shkruhrt Johan Cruyff, Neimar shkruhet Neymar, Ksavi ,shkruhet Xavi.

    Me ben pershtypja pse Xavi-n edhe komentatoret sportive e therasin Ksavi duke u nisur se -X- lexohet -ks- ne anglisht.

    Neymar e kame ndjekur qe kur luante me Santos dhe tani me Barcelonen dhe e degjoje ne spanjisht,jo se di spanjisht po e shohe ne internet.
    Ne spanjisht komentatori Xavi-n nuk e thote Ksavi po si e shqiptojme ne shqip Çavi.

  2. DinPaku says:

    Shpresoj te ma postoni komentin tim kesaj radhe, sepse edhe Banija01 ju ben vrejtje juve gazetareve, apo imja ishte me e hidhur? Nuk me duket keshtu.
    Une vetem thash qe ju prireni te mbushni vendet bosh te gazetes duke bluar shkronja, sepse paragrafi i pare i ketij shkrimi eshte krejtesisht i njejte me paragrafin e dyte vetem se eshte shkruar ne ligjerate te zhdrejte, ne krahasim me ligjeraten e drejte te Krujfit.
    Me mirekuptim,
    Din Paku

    1. pakudin says:

      ahahahahahahahaha ,,,,, i papapapapapappppaaaaaammmmmmmmmmmmmmm dinpaku

  3. Auloniat says:

    Mendoj, se siç gaboi, kur tha se: dyshja Messi-Neymar, nuk do tè funksionojè, prap po Gabon, kur thotè se: mund tè markohet mè lehtè nga Messi. A e pa si u iku dy mbrojtèsave italianè né kupèn e Konfederatave? Sejcili ka aftèsi tè veçanta. Janè tè veçantè né stilet e tyre tè lojès. Tani per tani Messi èshtè mè lart se Neymar po se po, por mè i miri qè ka nxjerrè historia e futbollit deri mè sot edhe pa e fituar Botèrorin. Ka ca qè thonè Maradona, sepse, ka fituar Botèrorin. Sa per tè qeshur, i bie qè Grosso, qè doli kampion bote me Italinè, tè jetè mè i madhi i tè gjitha kohèrave, si mbrojtès i krahut tè majtè. Paolo Maldini, qè èshtè realisht, mè i madhi i tè gjitha kohèrave, né kètè rol, tè jetè hiçgjè, se nuk doli kurrè kampion bote. Ku Maldini e ku Grosso. Ku Messi e ku Maradona. Gjèrat e bukura qè ka bèrè Maradona, s’janè as sa gjysma e atyre qè ka bèrè Messi. Messi ka vetèm njè tè ”metè”. E bèri bukurinè e futbollit ”tè mèrzitshmè”, dhe tè dendur, jo rrallè e per mallè. Gje qè se ka arritur askush. Por Messin nuk e kam idhull, thjesht e vlerèsoj. Idhujt e mi né futboll janè Johan Cruyff dhe Treshja e Famshme e Milanit(mbi tè gjithè Van Basten). Ne muzikè Beatles. Te shpresojmè qè: Neymar t’ja kalojè. Thjesht, do argètohemi mè shumè. Pèlqimet vetiake, mbeten, pèlqime vetiake.

  4. Banija01 says:

    Auloniat…

    Ate mendim kam dhe une,u nisa te beja nje koment per te dy lojtaret por kur pash gjithe ato gabime u mora me to.

    I bashkohem mendimit se eshte i gabuar se Neymar markohet lehte ,kur e shihja ne kampionatin Brazilian me kujtonte gjithmon “çeshtja Xhentile”ndaj Maradones me 21 faulle.
    Vertet nuk ka fizikun e Mesit po eshte lojtar shume i forte.

    Me Santos pothuajse gjithe loja perqendrohej tek ai dhe kur nuk ishte ne forme gjithe ekipi nuk luante dot.

    Para disa javesh Barcelona luante me Rayo Vallecano dhe tre kartona te verdhe qe mori ky ekip i mori nga markimi qe i benin Neymar ,bile mbrojtesi i djathte duhej te mirte dhe nje te verdhe tjeter se ne vijen fundore e shtyu Neymar me duar po arbitri ose nuk e pa ose beri sikur nuk e pa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje