Ançeloti i trembet Juves

14 Tetor 2013, 16:12Sport TEMA

Trajneri i Real Madrid, Karlo Ançeloti, ka pranuar se dy sfidat e ardhshme kundër Juventusit në Ligën e Kampioneve, do të jenë shumë të vështira. Sipas tij, Juventusi është një skuadër e fortë dhe që nuk dorëzohet kurrë, falë edhe trajnerit të saj, Antonio Konte.

“Që në kohën kur ishte kapiten i Juventusit, Antonio Konte e ka treguar veten se ishte një tip karizmatik dhe një luftëtar i vërtetë. Është një njeri që nuk dorëzohet kurrë dhe tashmë që është bërë trajner, është akoma edhe më shumë përcaktues”, ka thënë Ançeloti.

“Juventusi është skuarda më e fortë në Itali, pasi kanë nisur një projekt dy vjet më parë dhe po e çojnë atë para. Kanë fituar dy tituj kampion dhe tashmë janë shumë të qendrueshëm si ekip”, ka vijuar më tej ai.

Duke folur për të ardhmen e vet, Ançeloti bëri me dije se pas Realit, ndoshta mund të tërhiqet nga futbolli, për shkak të presionit të madh.

1 komente në “Ançeloti i trembet Juves”

  1. Ky eshte tranieri me i paafte qe ka pasur reali ne historine e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje