Mesfushori holandez, Arjen Roben, mendon se kombëtarja e vendit të tij nuk është favorite për Botërorin e Brazilit. Sipas tij, Holanda duhet të punojë shumë dhe të qendrojë me këmbë në tokë.
Holanda ka qenë një nga kombëtaret e para që është kualifikuar për Botërorin e Brazilit, ndërsa këto eleminatore i mbylli me fitoren 0-2 në Turqi, duke lënë jashtë play-off turqit, të cilët e mbyllën në vendin e tretë.
“Ne nuk jemi favoritë për Kupën Botërore, por ne po përmirësohemi. Ne duhet të shikojmë tek vetja, jo vendet e tjera.
Mendoj se ne po përmirësohemi hap pas hapi. Por, ende ka punë për të bërë. Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të jemi me këmbë në tokë.
Ne do të luajmë ndeshje interesante kundër Kolumbisë dhe Francës. Ne mund të mësojmë nga këto miqësore para Botërorit se ku jemi”, ka thënë anësori i Bajernit, që dje shënoi golin e parë në ndeshjen kundër Turqisë.
Si ka mundesi ? __Hollanda po loz shkelqyer ….E shkateroi Turqine brena ne Turqi ,
e beri Turqi hesapi–Hungarine e rahu 7;0
Jane me kembe ne toke keta o Rajmond!
Jo si keta tanet qe kishte edhe 6 ndeshje per tu luajtur ne eliminatore,dhe kishin pare ender sikur kishin dale ne finale te boterorit ne Brazil 2014.
Pikes i ke rene.
Hollanda do te jete midis 4 me te mirave , nedoj une .
Loja e saj kunder Turqise ishte shume superiore dhe Turqia nuk eshte ekip i lehte
Sipas meje Hollanda eshte me mire se Italia ….dhe ka mbrojtje shume me te mire se mbrojtjta e Gjermanise ….
Por te shikojme si do veje
Ndersa ne , po te kishim nje trajner tamam trajner do ishim kualifikuar
Por ne nuk kemi trajner __De Biazi eshte zero si trajnerDe Biasi eshte trajneri me i dobet qe ka pas ndonjehere komebtarja jone