Frenk Riberi ka shprehur frikën e tij se Franca mund të përballet në play off me një mes Portugalisë dhe Kroacisë.
Franca përfundoi e dyta në grupin e saj, pas Spanjës.
“Ndeshjet e play off-it nuk janë të lehta. Duhet të bëhemi burra dhe të shfaqim më të mirën nga vetja në dy ndeshjet e play off-it, sepse duhet të bëjmë çdo gjë për të shkuar në Brazil. Është Kupa Botërore. Shpresojmë që të mos përballemi me Portugalinë dhe Kroacinë”, ka thënë francezi.
Riberi shënoi golin e parë në fitoren e djeshme të Francës kundër Finlandës, ndërkohë që është një nga kandidatët kryesorë për të fituar “Topin e Artë”, pas tripletës së vjetshme me Bajernin e Mynihut.
E ka Frank, jo Frenk emrin! Per nje gazetar qe pretendon te jete gazetar sportiv nuk eshte diçka e veshtire te mesoje emrin e lojtarit qe pretendon te fitoje topin e arte!!
Per sa i perket ndeshjes se play off-it me kedo qe te luajne do te jete e veshtire, pasi te gjithe futbollistet enderojne te luajne ne kampionatin boteror.
Ne letra Franca ka normalisht lojtaret me me talent nga ekipet qe kane mbetur, problemi eshte se ne fushe nuk luhet me letra, keshtu qe ne dy ndeshje vatje-ardhje çdo gje eshte e mundur.
Ke 8 vjet qe ja fut kot. Beje kte te 9-in pushim
Ku ishte pjesa qe te dogji ty!!