Tare ëndërron drejtimin e kombëtares

17 Tetor 2013, 14:23Sport TEMA

Me fanellën kuqezi ka luajtur 68 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola, por ëndrra e Igli Tares është që në një të ardhme të marrë drejtimin e përfaqësueses shqiptare.

Drejtori sportiv i Lacios dhe njëherë tjetër ka ritheksuar dëshirën e tij për të qënë në krye të kuqezinjve në një të ardhme.

Tare, i cili ndeshjen e fundit në përfaqësuese e luajti në vitin 2007, në një intervistë të dhënë për të përditshme sportive italiane, “Corriere Dello Sport” pranoi se ëndrra e tij në sirtar është që një ditë të marrë drejtimin e kombëtares së vendit të tij.

Një dëshirë që Tare nuk e ka fshehur asnjëherë, dhe pse ende nuk ka përcaktuar se kur mendon që kjo të ndodhë.

Gjithsesi, përvoja e fituar te Lacio dhe aftësitë e shfaqura si menaxher, janë një plus i madh që mund ta ndihmojnë Taren për të pasur peshën dhe përvojën e duhur për të synuar vërtetë në të ardhmen drejtimin e Shqipërisë, raporton “Ora.info”.

Bashkë me Hasin, që aktualisht është zëvendëstrajner te skuadra belge e Anderlechtit, Tare është një prej futbollistëve të brezit të fundviteve 90 e fillim viteve 2000, që kanë mundur të bëjnë emër në futbollin kontinental dhe pasi i kanë dhënë fund karrierës së tyre futbollistike.

10 komente në “Tare ëndërron drejtimin e kombëtares”

  1. adrian says:

    Eshte person qe meriton te jete koka e Federates Shqipetare dhe jo traineri gje te cilen mund ta beje po aq mire !!!
    Tung

    1. shkodra says:

      Dakord per te qene Koka e federates, pasi mund te jete njeri i emancipuar por per trainer sben…

      edhe lojtar, nuk ka qene kushedi se cfare.

  2. raimond vlonjati says:

    Tare te jete kryetar i FSHF-se ,dhe Hasi te jete trajneri Kombetares sone ‘

    Ndersa Duka dhe De Biazi te largohen sa me shpejt se jane komplet te pa afte

  3. elton UAE says:

    si kryetar federate si dhe trajner kombetareje, Tare do jete zgjidhja e duhur.respekt si lojtar dhe si njeri, jo si kta qe na perfaqsojn sot, qe vec me be deklarata boshe din

  4. Loni says:

    Eshte nder dhe jo vetem qe Igli Tare te jete qofte drejtues Federate apo trajner i kombetares shqiptare.

  5. Doktori says:

    Gazetare shqiptare qe nuk kane cfare te bejne dhe shpikin lajme. Intervista eshte vetem per Lacion dhe projektin qe ka sipas modelit te Dortmundit. Nuk ka asnje rrokje per Shqiperine.

  6. Fshesa e Madhe says:

    Igli Tare nje nga futbollistet e kombetares qe do me pelqente jo vetem ta shihja si tranier te kombetares shqiptare, por do me pelqente te ishte kryetari i federates shqipetare te futbollit.

  7. kosovari X says:

    Nuk e di po akoma nuk kemi njè sulmues qè do tia kalonte Igli Tares. Pèr trener le ta provoi se mbase ka aftèsi. Kètè nuk mund ta dijmè…!!!

  8. ardi_mamurrsaku says:

    ç’ja fusni kot,Tare trajner i komtares,i pelqen dukes ndoshta kjo ide.
    AI DO MARRI KREUN E FSHF,dhe vetem me te kemi per te pare dite bardha.

  9. demokrat says:

    Tare ka treguar qe eshte nje menaxher i shkelqyer dhe do te ishte mire qe kete eksperience ta zbatonte ne ringritjen e futbollit ne Shqiperi, duke fulliar qe nga 10 vjecaret deri tek perfaqesuesja, nga terrenet e shkollave deri tek stadiumi kombetar, arbitrimi dhe zbatimii rregulloreve. Kjo eshte me e rendesishme se puna e nje trajneri qe per nje arsye a nje tjeter mund te mos kete edhe sukses.Tare pervec menaxher eshte edhe shqiptar i mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje