De Biasi konfirmon: Do rinovoj me Shqipërinë për 2 vjet

16 Tetor 2013, 14:31Sport TEMA

E ardhmja e Shqipërisë do të jetë me Xhani De Biazin. Trajneri italian, që mori drejtimin e përfaqësuses dy vjet më parë, do të vazhdoje bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe për dy vitet e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i përfaqësueses shqiptare në konferencën për shtyp, të mbajtur paradien e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Prej kohësh cështja e rinovimit të kontratës së tij ishte kthyer në një rebus, por italiani ka zgjidhur të gjitha enigmat, duke konfirmuar vazhdimësinë me synimin për të arritur tashmë një vend në finalet e Europianit “Francë 2016”, i cili do të jetë dhe i pari me 24 skuadra në historinë e këtij kompeticioni. 57 vjecari, që udhëhoqi Shqipërinë gjatë eliminatoreve për Botërorin “Brazil 2014”, duke grumbulluar 11 pikë në 10 ndeshje, ishte bërë shumë i dashur për tifozët kuqezi, të cilët shpesh kishin kërkuar vazhdimësinë e tij. Në total, përfshi dhe takimet miqësore, italiani ka udhëhequr kuqezinjtë në 17 ndeshje, duke regjistruar 7 fitore, 3 barazime dhe shtatë humbje, për një golavarazh pozitiv prej 20-17.

19 komente në “De Biasi konfirmon: Do rinovoj me Shqipërinë për 2 vjet”

  1. mali says:

    ik ore cosa nostra se per hiç je ti e të degjeneruarit e federadës sonë

  2. Saja says:

    E pa merituar kontrata e kukulles se Dukes

    1. raimond vlonjati says:

      Po si mund te rinovoj ky deficent trsjner –Kjo eshte skandaloze

      1. Argita_B says:

        Mundet si nuk mundet! Qe kur eshte krijuar klasifikimi i Fifa-s S
        Ekipi kombetar nuk ka qene asnjehere me lart se sot, ne vendn e 45. Ka lene mbrapa ekipe si Austria, Uells, Sllovakia, Kameruni, Turqia, Egjypti, Islanda, Irlanda, Finlanda… Nese pris i qe ti bej shqiptaret braziliane atehere po.

  3. leon68 says:

    Suksese dhe fat per Shqiperine.

  4. Arsenal says:

    Te takon kontrata e re per deshtimin e kombetares me te qelbur ne histori nga vendi 2 na fillimi vajtem ne vend te dyte na fundi
    Ti dhe armando ducka jeni ajka e dijenise ska me te afte se ju
    Mundohuni te gjeni lojtar te brezit te ri po spaguan ne euro mos I pranoni ne kombetare
    Mendimi esht ky
    Sulmues……sali berisha lule basha
    Mesfushor ……jemin gjana ridvan bode edi paloqe tritan shehu
    Mbrojtes ………astrit patozi agron kulicaj sokol olldashi pjeter arbnori
    Portier ……… ardian fullani
    Me kete kombetare ne shkojme ne qatar se ne brazil sna pranuan

  5. nardone says:

    nuk e di se kur kombtarja duhet te filloj ti luaj ndeshjet me seriozitet nga e para deri tek e fundit.te njejta skema loje shifen per 20 vjet,megjithese luajne jashte shume lojtare kane mangesi ne perdorimin e topit,gjate nje ndeshje shikon budallalleqe nga me te ndryshmet,pika me e dobet eshte mbrojtja ku mendoj se duhet riperterire komplet me element te ri,eshte e vertete qe kemi krijuar nje fare emri sa qe shume ekipe te medhaja i ndruhen nje humbje me ne dhe me teper luajne duke shfrytezuar gabimet tona,mendoj gje De biasi duhet te krijoje nje ekip me tipare sulmuese.le te shpresojme qe ne te ardhmen ekipi te jete me i konsoliduar per te arrire rezultate me te mira.

  6. england says:

    Lajm i mire eshte qe De Biasi do vazhdoje ne stolin e kombetares!Ne Shqiptaret ne pergjithesi jemi njerez emocional,i marrim vendimet ne momente te papershtatshme,nxitohemi perpara cdo situate,na tremb e nesermja,emocionet jane pjese e njeriut,por te vendosesh per dicka te rendesishme duhet te jesh i zhveshur nga to.Kam degjuar keto dite pseudogazetare,dhe pseudoanaliste sportive qe ju “turren” Italianit a thua se ky i fundit i kishte borxh secilit nga 5 mije euro!duke hedhe poshte gjithe punen qe eshte bere nga fillimi i sezonit,ku per hir te vertetes ne ate fillim te gjithe mendonim se do ishte e veshtire qe kombetarja te ringrihej,pas terheqjes se disa lojtareve.Po ti hedhim nje sy kampionatit Shqiptar trajneret jane “zhele” qe hidhen matane sipas oreksit te presidenteve,askush nuk e ka vendin e punes te sigurte per nje periudhe te themi 2 vjecare,nuk ka kontrata te rregullta,nuk ka marrdhenie afatgjata,ajo qe mund te bejne presidentet e ekipeve eshte te kopjojne klubet e medha,ku trajneret kane kohen e mjaftueshme per te arritur objektivat,mos marrim si shembull Sir Ferguson ku me 27 vitet e tij u be legjende per klubin,as Vengerin qe drejton Arsenalin per me teper se 15 vite,por nje kontrate te pakten dy vite eshte normale e mundur.Trajneret duhet te kene hapesira,duan kohe te punojne,nje skuader nuk ngrihet brenda nates,dhe ne krye te vitit e gjen veten kampion,i thashe keto pasi kete vit me trajnerin e kombetares,po veprohet ndryshe,po i jepet mundesia te tregoje se sa i afte eshte ta perballoje nje edicion nga fillimi me grupin e lojterave qe i ka ofruar po vete ai.Nese nuk merr rezultatet qe priten,ateher ai vete duhet te hapi krahun.

  7. enea says:

    Ik o De Biazi, mos u merr me kuqalashet. Shko ne Itali dhe behu trajner i Kombetares pas Prandelit, mos u merr me horrat e Federates.

  8. Stef Staku says:

    ANALIZE : Po ku do shkoni ore ? Po me mafian Italiane do perfaqsohet Shqipnia. Mafiozat ne itali nuk marojne kurre, Nuk mjafton qe perfaqsojne Italine ne te gjitha nivelet por dojne me perfaqsu edhe Shqipie. I fusin tre a kater ndeshje te shituna e bejne pare per nja 10 vjet.

  9. bronxi says:

    Jam i mendimit qe DEBIAZI dhe DUKA duhet urgjentisht te bejn nje kombetare vetem me SHQIPTARET e SHQIPRIS, sido qe te jen rrezultatet ca koh nuk ka problem,por do te vij dhe rrezultati, po mendoj se do ndihemi me te lumtur dhe sikur te fitojm nje ndeshje te vetme, ama do na shijoj me shum ajo fitore,se jemi lodh tu u mor me staret e kosoves, qe kur njeri nuk i perfill kerkojn kombetaren, se sa per bluzen hiq nje CANA dhe te tjerve nuk i bohet von se shofin interesin e vet, mos merni me zor mercenar se kurr fitoret nu do jen aq te bukura, se mbas ndeshjeve gjithmon fillon rrebeshi kosovar, duke na treguar se pa ta ne nuk bejm dot gje,jemi merzit me nji derexhe me ket histori, sa po na shpifet dhe vet ekipi kombetar.

  10. I.Troplini says:

    Kur nuk ke pulen, han edhe sorren. Kjo eshte pak a shume ideja e kesaj marreveshje apo kontrate qe nuk kenaq askend, me perjashtim te italianit dhe atij qe askush nuk e do te jete aty ku eshte,,,,”presidentit” te FSHF.
    Cfare ben De Biazi qe se ben dot Bejkush Birce apo Astrit Hafizi.??? Ndryshimi i vetem eshte tek financat, qe tek italiani jane sigurisht shume here me te larta sec do ishin tek nje trajner shqiptar.
    Ne nje vend qe nuk ka nje stadium te vetem per te zhvilluar ndeshjet e kombetares, ku nuk egziston qofte edhe infrastruktura elementare per ushtrimin e ketij sporti,,,,ne kete vend te paguash miliona Euro per nje trainer te nivelit me pak se mesatar, eshte cmenduri.
    Per fshatarin Duka,,te huajt jane dicka speciale. Eshte inferioriteti i nje njeriu qe ka gllaberuar nje post dhe nuk e leshon si ai qeni kocken,,qe vendos per “strategjine” e se ardhmes sportive shqiptare.
    Duka shporru.!!!

  11. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne Federaten Shqiptare te Futbolit,duhet reforme e thelle !
    Stafi i zgjedhur prej gati 20 vitesh,me ne krye Duken,per rezultate te dobeta,duhet te jap dorheqjen.
    Ne te kundert, maxhoranca e re, i ka votat ne asamblene kombetare,per ta larguar.Presidentet e futbollit,te qyteteve kryesore qe i perkasin bashkive te majta,jane te zgjedhur dhe me voten e tyre duhet ta largojne sa me shpejt kete parazit dhe te koruptuar,nga futbolli shqiptar.
    Kjo do bej te mundur grumbullimin prane ekipit kombetar te futbollit,te te gjithe te larguarve.
    Duka nuk ka asnje sukses.
    Largohu !

  12. kosovari X says:

    Pèr dy ndeshje qè humbi Kroacia edhe pse u kualifikua ,trainerin e largojnè,ndèrsa kètu tè ne me shumè humbje me moskualifikim,i ofrojmè rinovim…!
    Çudia spaska tè ndalur..!!!!!!!!!!!!!!

  13. neutral says:

    Po pse, kush e merr tjeter kete, veç nesh ?!

  14. KUQ E ZI says:

    De Biazi,
    Punoi si menaxher i mire,beri prurje lojtaresh, por skema k/sulmi apo sulmi ne ndeshje nuk pati.
    Gjithashtu mbrojtja ishte me gabime elementare.
    i propozoj,armando dukes
    stafi i kombetares,
    tranjer Bejkush Birce,
    ZV.tranjer Astrit Hafizi,
    Drejtor Teknik Sulejman Demollari,Sulejman Mema
    Teknik per mbrojtjen Faruk Sejdini,
    Teknik per portjeret FOTO STRAKOSHA,Perlat Musta,
    fitore ne EUROPIAN

  15. kalldrun kopliku says:

    FALEMINDERIT DE BIAZIT PER PRURJET E SHUM LOJTARVE NE KOMBETARE DHE PER 5 NDESHJET E PARA POR TE LUASH ME FRIG KUNRA SLLOVENIS ISLANDES APO EDHE ZVICRRES QE NUK KA SUPER KOMTARE KETU ME KA ZHGENJYER DE BIAZI TJU KUJTOJ VETEM 2 NDESHJE ME HOLLANDEN QE SHKATRROJ HUNGARIN 8 ME 1 NA KA MUJT 2 ME 1 NE HOLLAND DHE 1 ME 0 NE TIRAN NA ASHT ANOLLUA 1 GOL I RREGULLT KEMI LUJT DISA MINUTA ME 10 LOJTAR SE CANA KA DAL ME KARTON TE KUQ NA KA SHENUR GOL NE MINUTEN E 92 SUPER GOLSHENUSI I MANCHESTER JUNAJDIT VANMISTEROJ DHE KE MARR BARAZIM NE PORTUGALI 0 ME O DUKE LUJT GJITH PJESEN E DYTE ME 10 LOJTAR TELI ME KRTON TE KUQ NE MINUTEN E 45 KU KETO DY KOMBETARE KAN SUPER YJE E TE JUSTIFIKOHESH ZVICRRA ASHT SHUM E NIVELIT LART DHE 9 LOJTAR LOZIN NE CHAMPIONS LIGE TURP NE CHAMPIONS LIGE LOT VETEM BERHAMI EDHE ILNER SHAQIRI ESHT RREZERV TE BAJERNI XHEMAJLI GJITHASHTU TE NAPOLI LOJTART E BAZELIT SI NJEF KUSH PER YJE KSAJ I THON TE THEM DICKA SA PER SY E FAQE PO QENDROJ DE BIAZI EDHE EDICIONIN TJETER DHE PO TE NA PERFAQSOJ ME SHKOLLEN ITALIANE VETEM PER TU MBROJTUR PRAP DO MBESIM VEND NUMBRO ME EKIPE TE NIVELIT MESATAR VETEM NE SULM ESHT EDHE SHPREHJA NE FUTBOLL MROJTJA ME E MIR ESHT SULMI DUKE BESUAR SI 1 I VERBER SE 1 DIT DO I VIJ SHIKIMI EDHE NE TIFOZA TE PERJETSHEM TE KOMBETARES SHPRESOJM VERBERISHT QE TE KUALIFIKOHEMI 1 DIT SUKSESE KOMBETARES

    1. REAL says:

      @ kalldrun kopliku Please translate.
      Zvicra ska lojtare?

    2. Sandri says:

      Hollanden e Portugaline ende e permend? Le ore se Islanda ja beri bajat futbollin e le mo te flasim per Zvicren. Nje Sloveni nuk arriti ta mund dy here apo me te keqen Qipron…Ti ende permend HoLLanden apo PortugaLLine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje